TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ambasadori finlandez: Situata në veri e qetë dhe e brishtë

by Tëvë1
1 vit ago
7
A A
Ambasadori finlandez: Situata në veri e qetë dhe e brishtë

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen ka bërë thirrje që autorët e sulmit terrorist të sillen para drejtësisë.

I ftuar në emisionin “Këndi i Debatit” në tëvë1, ai ka ftuar të gjithë që të bashkëpunojnë për hetimin e sulmeve në Banjskë.

“Unë vetëm mund të përsëris deklaratat e BE-së, dhe neve si pjesë e BE-së rreth kësaj çështje që ata që janë pas këtyre ngjarjeve duhet të sillen para drejtësisë, dhe ne ftojmë të gjithë të bashkëpunojmë me hetimin dhe të provojnë të sjellin përgjegjësitë për këto ndodhi para drejtësisë dhe të përballen me pasojat. Kjo është e qartë dhe që vetëm mund ta përsëris”, ka deklaruar Nissen në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

I pyetur për situatën në veri të vendit, ambasadori e quan të qetë dhe e brishtë.

Madje, ai thotë se duhet të garantohet sundimi i ligjit, siguria që njerëzit të jetojnë të lirë dhe të sigurt.

Sipas Nissen, duhet të ketë mbrojtje në infrastrukturën kritike në Kosovë, ku siç tha ai ky është elementi kryesor që po përballet edhe Finlanda.

“Bazuar në analizat që kam bërë vetë personalisht dhe pas bisedave me shumë aktorë ndërkombëtarë do të thosha se në përgjithësi situata ka mbetur disi për pjesën më të madhe e qetë por megjithatë e brishtë. Pra do të thosha se bashkë me autoritetet ndërkombëtare e lokale që janë prezentë aty të garantohet sundimi i ligjit, siguria dhe më themelorja është që njerëzit të jenë në gjendje të jetojnë të lirë, të sigurt dhe të jenë pjesë e plotë e shoqërisë. Kjo është çështja kryesore pse na duhet këto elemente në vend, dhe më pas do të sillja elemente shtesë në këtë çështje e që është mbrojtja e infrastrukturës kritike. Ky është element kryesor me të cilin po përballemi edhe në Finlandë. Mendoj që po bëhet fenomen i ri global që po shohim tentime për të dëmtuar infrastrukturë dhe mbrojtja e tyre siç thotë në emër është kritike. Mendoj që duhet të fokusohemi në këto elemente”, theksoi Nissen./teve1.info/

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Homazhe për Besnik Restelicën – heroi që zgjodhi vdekjen, por nuk i tradhtoi shokët

Homazhe për Besnik Restelicën – heroi që zgjodhi vdekjen, por nuk i tradhtoi shokët

Mirëpritet një emër për president nga familja Jashari

Mirëpritet një emër për president nga familja Jashari

3 euro, 24 orë shoqërim – Ankohen familjarët e pacientëve në QKUK

3 euro, 24 orë shoqërim – Ankohen familjarët e pacientëve në QKUK

​Ahmeti: Mirënjohje e veçantë për ShBA-në për mbështetjen në momentet më të errëta të historisë sonë

Gërvalla: Reformimi i sistemit të drejtësisë është i panegociueshëm

Gërvalla: Reformimi i sistemit të drejtësisë është i panegociueshëm

Hoxha: Murat Jashari mund të jetë kandidat për president, Kurti synon edhe bashkëpunim me LDK-në por i frikësohet numrave

Hoxha: Murat Jashari mund të jetë kandidat për president, Kurti synon edhe bashkëpunim me LDK-në por i frikësohet numrave

Miratohet logoja për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Miratohet logoja për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën