TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ambasadori britanik viziton Qendrën e të Pagjeturve

by Fidan Zejnullahu
1 vit ago
0
A A

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, të hënën ka vizituar Qendrën Burimore për Persona të Pagjetur në Prishtinë. Nga kjo qendër kërkuan mbështetjen e ambasadës për çështjen e të pagjeturve, të cilën ua premtoi vet ambasadori britanik. Nikoqiri e mysafiri, patën edhe dhurata për njëri – tjetrin.

E të hënën u bën bashkë edhe një herë në Qendrën Burimore për Persona të Pagjetur në Prishtinë.

Kjo pasi kjo qendër, po e pret një mysafir të rëndësishëm.

E nuk vonoi shumë, mysafiri erdhi.

Me vete, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, solli edhe një dhuratë, e cila e emocionoi drejtorin e kësaj qendre, Bajram Qerkinaj.

Ishte një fotografi që ky i fundit e bëri me mbretin Charles i Tretë, kur ky ishte në cilësinë e princit.

E duket se tani mbreti, do të dëgjojë edhe një herë për Kosovën.

“Pas disa javësh do të takohem me mbretin dhe do t’i tregoj për takimin e sotëm me bacën Bajram dhe familjarët. E di se ka 10 vite që kur ai ka qenë këtu, por e di gjithashtu që ai e mban në mend këtë vend dhe juve po ashtu”, u shpreh ambasadori britanik.

E dhuratë për ambasadorin, pati edhe vet nikoqiri.

“E kam një dhuratë të vogël, të kombinatit “Trepca” të cilën Anglia e ka zbuluar e unë kam punuar 38 vjet në miniera”, tha Bajram Qerkinaj.

Gjuhën shqipe duket se ka filluar ta njoh ambasadori britanik.

Por, të hënën këtë e pasuroi me një fjalë të re.

Mbështetjen e Britanisë së Madhe në çështjen e të pagjeturve, e kërkoi drejtori i kësaj qendre.

“Për juve si nana, edhe për mua si Bajram, hajde të këqyrim që në të ardhem mos t’i lëmi armiq fëmijët tanë. 3:18 Kerkoj nga ambasadori që të kenë parasysh t’i kemi disa punëtori apo disa grante që të punojmë me  gjeneratat e reja të cilët nuk dijnë me shku prej Leposaviqit në Kaçanik”, u shpreh Qerkinaj.

E përgjigja nga ambasada britanike në Kosovë, ishte pozitive.

“Shpresoj se e dini se ne si Britani e Madhe në nivelin politik jemi duke bërë gjithçka që mundemi ta mbështesim Bashkimin Evropian dhe miqtë e tjerë që t’i lëvizim politikat për të sjellë pajtimin më afër dhe natyrisht në çështjen absolutisht të rëndësishme,  e që është çështja e personave të zhdukur”, tha ambasadori.

Ndryshe, edhe kur kanë kaluar 25 vjet që nga përfundimi i luftës në Kosovë, ende nuk dihet gjë për fatin e afër 1600 personave të zhdukur.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Alijaj: Ftesa e Trumpit duhet të ndikojë në mandatin e dytë të Osmanit

Alijaj: Ftesa e Trumpit duhet të ndikojë në mandatin e dytë të Osmanit

Mulliqi: Ftesa për Osmanin në Bordin e Paqes është hap historik për Kosovën

Mulliqi: Ftesa për Osmanin në Bordin e Paqes është hap historik për Kosovën

Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në Bruksel

Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në Bruksel

Mehmeti: Rama keqpërdori ftesën e Trump për Bordin e Paqes dhe manipuloi popullin

Mehmeti: Rama keqpërdori ftesën e Trump për Bordin e Paqes dhe manipuloi popullin

Alijaj: Ftesa e Trumpit duhet të ndikojë në mandatin e dytë të Osmanit

Alijaj: Ftesa e Trumpit duhet të ndikojë në mandatin e dytë të Osmanit

Mulliqi: Ftesa për Osmanin në Bordin e Paqes është hap historik për Kosovën

Mulliqi: Ftesa për Osmanin në Bordin e Paqes është hap historik për Kosovën

Bayerni fiton, Atalanta pëson në shtëpi

Bayerni fiton, Atalanta pëson në shtëpi

Emisioni “Info Nata” 21.01.2026

Emisioni “Info Nata” 21.01.2026

Chelsea, Liverpooli e Newcastle triumfojnë në Champions

Chelsea, Liverpooli e Newcastle triumfojnë në Champions

Barcelona mposht Slavian në Pragë

Barcelona mposht Slavian në Pragë

Juventusi fiton ndaj Benficas, Zhegrova në stol

Juventusi fiton ndaj Benficas, Zhegrova në stol

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën