TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ambasadorët në takim me Kurtin, përsërisin mbështetjen ndaj Kosovës pas sulmit në kanalin e Ibër- Lepencit

by Florijeta Dernjani
1 vit ago
0
A A
Hovenier: Në këtë pikë SHBA-ja s’është në gjendje të thotë kush qëndron prapa sulmit në Ibër-Lepenc

Shkak i aktit terrorist në Ibër Lepenc, kryeministri Kurti, priti në takim ambasadorët e akredituar në Kosovë. Pas takimit, ambasadori amerikan theksoi se nuk mund ta thonë ende se kush qëndron pas këtij akti.

Ambasadorët e akredituar, me mëngjes i shkuan në takim kryeminstrit Kurti.

Arsyeja ishte përditësimi me zhvillimet në Ibër – Lepenc.

Takimi ishte me dyer të mbyllura, e zgjati rreth një orë.

I pari nga takimi doli kryeministri Kurti.

Më pas edhe ambasadorët, ku ai i SHBA-së, Jeffry Hovenier iu drejtua mediave.

“Mendojmë se është e rëndësishme që ata që janë përgjegjës të identifikohen dhe të mbajnë përgjegjësi. Veprimet e dhunshme janë të pajustifikueshme. Qëndrojmë në gatishmëri të ndihmojmë popullin e Kosovës në këtë. E mirëpresim edhe mbështetjen e ofruar nga BE, EULEX, KFOR dhe të tjerët.”

Për ta, është herët të thuhet se kush qëndron pas sulmit terrorist në Ibër – Lepenc.

“Në këtë pikë, Shtetet e Bashkuara nuk janë në gjendje të thonë se kush qëndron prapa sulmit. Është herët për një gjë të tillë dhe këto gjëra kërkojnë hetim të kujdesshëm. Ajo që mund të them është se institucionet e Kosovës kanë mbështetjen tonë. Gjithashtu nuk jam në gjendje të përjashtoj asnjë grup, shtet apo ndonjë gjë tjetër. Është shumë herët, nuk e dimë ende”, ka deklaruar ambasadori amerikan.

Edhe zyra e Bashkimit Evropian, theksoi përkrahjen e ofruar për Kosovën.

“Kryeministri pati rastin të na informojë për zhvillimet mbrëmjen e së premtes. Pra, nga ana e Bashkimit Evropian, Përfaqësuesi i Lartë Borrell ka bërë një deklaratë me zë të lartë dhe të qartë, dhe unë nuk do ta përsëris”, ka deklaruar shefi i zyrës së BE-së, Avio Orav.

Detaje nga takimi me ambasadorët, dha zyra e Kryeministrit.

“Kurti i informoi diplomatët prezentë se Policia po i zhvillon hetimet, gjersa tashmë ka të arrestuar të dyshuar të ndërlidhur me sulmin e përgjegjës për ekzekutimin e tij, si dhe dëshmi e prova materiale, ndër to edhe armë, eksplozivë e uniforma dhe emblema të njësive ushtarake ruse. Kryeministri nënvizoi se kriminelët e terroristët do të përballen me drejtësinë, me fuqinë e ligjit të drejtë të Republikës demokratike e të pavarur të Kosovës. Më tej, foli edhe për rëndësinë e ekstradimit dhe arrestimit të kryekriminelit dhe kryeterroristit Millan Radoiçiq i cili vazhdon të jetë i lirë në Serbi, duke organizuar e planifikuar me mbështetjen edhe të Beogradit zyrtar dhe Presidentit Aleksandar Vuçiq, sulme në vazhdimësi ndaj Republikës së Kosovës”.

Përfaqësues edhe të shteteve tjera kanë dënuar aktin terrorist në Ibër Lepenc.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjendet një person i vdekur në Prishtinë

Një burrë gjendet i vdekur në Prizren nga vlerësimi fillestar ai kishte një plagë nga arma e zjarrit

Izmaku: Kuvendit të Kosovës i duhet Fatmir Limaj

Izmaku: Kuvendit të Kosovës i duhet Fatmir Limaj

Kurti e Hargreaves flasin për rifillimin e procesit të dialogut mes Kosovës e Serbisë

Kurti e Hargreaves flasin për rifillimin e procesit të dialogut mes Kosovës e Serbisë

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

Izraeli bllokon vizitën e delegacionit kanadez në Bregun Perëndimor të pushtuar

Izraeli bllokon vizitën e delegacionit kanadez në Bregun Perëndimor të pushtuar

Izmaku: Kuvendit të Kosovës i duhet Fatmir Limaj

Izmaku: Kuvendit të Kosovës i duhet Fatmir Limaj

Evropa duhet të mbrojë veten dhe të mbështetet te forcat e veta, thotë shefja e BE-së

Evropa duhet të mbrojë veten dhe të mbështetet te forcat e veta, thotë shefja e BE-së

Kurti e Hargreaves flasin për rifillimin e procesit të dialogut mes Kosovës e Serbisë

Kurti e Hargreaves flasin për rifillimin e procesit të dialogut mes Kosovës e Serbisë

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

Bayerni fiton një armë kyçe, rikthehet Musiala

Bayerni fiton një armë kyçe, rikthehet Musiala

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën