25 ambasadorë të shteteve të ndryshme që veprojnë në Kosovë, kanë vizituar të martën Manastirin e Deçanit.
Për këtë vizitë ka shkruar ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.
Ai ka thënë se vizita në “Vendin e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s ishte e këndshme.
Ndërsa, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffi Hovenier i cili ka shpërndarë postimin e Rohdes në Twitter, ka thënë se vizita me koleget në “Manastirin e bukur historik të Deçanit sot” ishte e mrekullueshme.
Partneret ndërkombëtar vazhdimisht kanë kërkuar nga Qeveritë e Kosovës të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pronat e këtij manastiri./teve1.info/







