Në ceremoninë lamtumirëse, nga fotografitë që ka publikuar ambasadori Hovenier, shihet që prezent ka qenë edhe kryeministri Albin Kurti.
“Sot, po nderojmë kolegun tim, Zëvendës Shefin e Misionit Nicholas Giacobbe, të cilit i dhamë lamtumirën dhe ia njohëm kontributin, ndërkohë që mirëpritëm Alyson Grunder, e cila po i bashkohet Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë si Zëvendës Shefe e Misionit për vitet e ardhshme. Do të na mungosh Nick, mirë se vjen Alyson”, ka shkruar Hovenier.