TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ambasada Gjermane: Thellësisht të shqetësuar me përpjekjet për të politizuar dislokimin e sotëm të FSK-së

by Tëvë1
4 muaj ago
4
A A
Ambasada Gjermane: Thellësisht të shqetësuar me përpjekjet për të politizuar dislokimin e sotëm të FSK-së

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka reaguar me shqetësim të thellë ndaj përpjekjeve për politizimin e dislokimit të një ekipi të specializuar të Kërkim-Shpëtimit nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) në Liqenin e Gazivodës, ku u zhvillua një operacion për kërkimin e trupit të një të riu që kishte kërcyer nga ura më 27 korrik.

Në një deklaratë për media, Ambasada thekson se ky ishte një operacion thjesht humanitar, i cili u zhvillua në përputhje të plotë me mandatin e KFOR-it dhe me miratimin e Komandantit të këtij misioni ndërkombëtar.

“Ambasada Gjermane është thellësisht e shqetësuar për përpjekjet për të politizuar dislokimin e sotëm të një ekipi të specializuar të Kërkim-Shpëtimit nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) në Liqenin e Gazivodës – një operacion i lehtësuar nga KFOR-i në përputhje të plotë me mandatin e tij dhe i miratuar nga Komandanti i KFOR-it vetëm për qëllime humanitare,” thuhet në deklaratë.

Ambasada u ndal edhe te deklaratat publike që e kanë paraqitur këtë dislokim si një “operacion të parë të FSK-së në veriun e Kosovës”, duke i cilësuar ato si të dëmshme dhe të shtrembëruara.

“Deklaratat e aktorëve politikë që e paraqesin këtë mision si ‘operacionin e parë të FSK-së në veriun e Kosovës’ e shtrembërojnë qëllimin dhe frymën e këtij dislokimi.”

Një tjetër shqetësim i ngritur nga Ambasada ka të bëjë me pretendimet për manipulim të imazheve, përkatësisht heqjen e elementeve të dukshme të eskortës së KFOR-it, çka sipas saj ndihmon në krijimin e një narrative të gabuar.

“Po aq shqetësuese janë edhe pretendimet për manipulim të imazheve – konkretisht, heqjen e elementeve të dukshme të eskortës së KFOR-it – për të promovuar një narrativë të gabuar. Veprime të tilla rrezikojnë të minojnë besimin e publikut dhe e largojnë vëmendjen nga qëllimi humanitar i misionit.”

Ambasada Gjermane riafirmoi mbështetjen e saj të plotë për KFOR-in dhe përgëzoi bashkëpunimin mes trupave të KFOR-it dhe pjesëtarëve të FSK-së në këtë operacion humanitar.

“Ambasada Gjermane riafirmon mbështetjen e saj të plotë për KFOR-in dhe mandatin e tij, dhe shpreh mirënjohje të sinqertë për të gjithë pjesëtarët e KFOR-it dhe FSK-së të përfshirë në përpjekjet e sotme të kërkimit.”

Në fund të reagimit, theksohet se profesionalizmi dhe koordinimi institucional në këtë operacion janë shembull se si institucionet mund të bashkëpunojnë në shërbim të qytetarëve.

“Profesionalizmi dhe bashkëpunimi i tyre i shërbejnë interesit publik dhe janë një kujtesë e qartë për atë që mund të arrihet kur institucionet bashkëpunojnë në shërbim të dinjitetit njerëzor.”

Tags: amdasada gjermaneFSKreagimTeve1zhdukje
ShareTweet

Postime të ngjashme

Hajdari: Akuzat e Prokurorisë për shkelje ligjore, një tendencë politike kundër Qeverisë Kurti

Hajdari: Akuzat e Prokurorisë për shkelje ligjore, një tendencë politike kundër Qeverisë Kurti

Dorëheqja e Krasniqit, Lladrovci: Nuk po adresohet përgjegjësia e organizimit

Dorëheqja e Krasniqit, Lladrovci: Nuk po adresohet përgjegjësia e organizimit

Ekzekutohen pensionet me rritje

Ekzekutohen pensionet me rritje

25 vjet burgim për vrasjen e 7 nëntorit 2024 në Gjilan

25 vjet burgim për vrasjen e 7 nëntorit 2024 në Gjilan

Sylvinhon siç nuk e kemi parë kurrë në këtë mënyrë! Trajneri brazilian “çmendet” nga gëzimi

Sylvinhon siç nuk e kemi parë kurrë në këtë mënyrë! Trajneri brazilian “çmendet” nga gëzimi

Hajdari: Akuzat e Prokurorisë për shkelje ligjore, një tendencë politike kundër Qeverisë Kurti

Hajdari: Akuzat e Prokurorisë për shkelje ligjore, një tendencë politike kundër Qeverisë Kurti

Mbappe flet pas rekordit të madh

Mbappe flet pas rekordit të madh

Shqipëria U17 mposhtet thellë nga Kroacia

Shqipëria U17 mposhtet thellë nga Kroacia

Flaka Loxha lufton për medalje të bronztë

Flaka Loxha lufton për medalje të bronztë

Dorëheqja e Krasniqit, Lladrovci: Nuk po adresohet përgjegjësia e organizimit

Dorëheqja e Krasniqit, Lladrovci: Nuk po adresohet përgjegjësia e organizimit

Shaqiri flet për provokimet e serbëve dhe festën me shqiponjë

Shaqiri flet për provokimet e serbëve dhe festën me shqiponjë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën