Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Ambasada e Amerikës e ka publikuar një pamje ku shihen disa ulëse në një zyrë brenda ambasadës si dhe një foltore, pranë të cilës gjendjet flamuri i Kosovës dhe ai i SHBA-së.
“Sot në mëngjes, Ambasada e SHBA-së në Prishtinë do të mbajë një takim për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe (ASM) në Kosovë. Ne mezi presim të dëgjojmë perspektiva të menduara nga një grup i ndryshëm liderësh të shoqërisë civile, zyrtarë qeveritarë dhe liderë politikë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.