TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ambasada e Gjermanisë e shfuqizon pagesën e VisaMetric

by tëvë1
2 vjet ago
1
A A
Drejtorit të VisaMetric i vendoset masa e dorëzanisë me 15 mijë euro, i konfiskohet pasaporta

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka njoftuar se e ka shfuqizuar vendimin për pagesë të VisaMetric me rastin e tërheqjes së pasaportës, raporton teve1.info

Po ashtu sipas një komunikate nga kjo ambasadë, qytetarët të cilët kanë aplikuar nga data 17 maj e këtij vitit dhe vendosin ta tërheqin pasaportën personalisht, do të rimbursohen për pagesën që e kanë bërë.

“Pasditën e datës 16 maj 2023, ambasada për herë të parë mësoi për vendimin e Gjykatës Komerciale kundër VisaMetric, në të njëjtën ditë, kur VisaMetric përmes avokatit të saj edhe pranoi vendimin e shkallës së dytë. VisaMetric, menjëherë pasi mësoi për aktgjykimin, në konsultim me Ministrinë e Punëve të Jashtme në Berlin dhe Ambasadën Gjermane në Prishtinë, filloi zbatimin e tij. Pas kësaj, dhe që nga dita e nesërme, të gjithë aplikantëve u është dhënë mundësia që në momentin e parashtrimit të kërkesës të zgjedhin mes tërheqjes personale dhe kthimit të pasaportës përmes shërbimit postar me kosto shtesë, si në procedurën e deritashme. Personat të cilët nga data 17 maj vendosin për tërheqje personale të pasaportës, ndërsa gjatë caktimit të terminit kanë paguar shërbimin postar për kthimin e pasaportës, do të rimbursohen. Që nga data 17 maj 2023, opsioni për kthimin e pasaportës me postë nuk është më i detyrueshëm, kur caktoni terminin në mënyrë elektronike. Njoftimin për këtë, VisaMetric e publikoi në mbrëmjen e datës 16 maj në faqen e saj të internetit”, thuhet në komunikatë.

Sipas njoftimit, Ambasada është në dijeni për arrestimin e drejtorit të qendrës për pranimin e aplikacioneve për viza të VisaMetric dhe, me vëmendje po ndjek procesin gjyqësor ndaj tij.

“Në kontratën e lidhur në mes VisaMetric dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, VisaMetric obligohet të respektojë përcaktimet e Ligjit Federal për Mbrojtjen e të Dhënave dhe Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave. Prandaj, VisaMetric duhet të operojë infrastrukturën e saj të teknologjisë së informacionit në përputhje me kërkesat e Zyrës Federale për Sigurinë e Informacionit për Administratën Publike, dhe mund të ruajë të dhënat personale të aplikantëve vetëm në serverë brenda Zonës Ekonomike Evropiane. Të dhënat e regjistruara alfanumerike dhe biometrike të aplikantëve i dërgohen ambasadës në formë të koduar. Këto të dhëna nuk ruhen në pajisjet e shërbyesit të jashtëm VisaMetric. VisaMetric edhe më tej është i obliguar që menjëherë pas dërgimit të fshijë të gjitha të dhënat e aplikantëve dhe të sigurojë që për caktimin e terminit të ruhen vetëm emri, të dhënat e kontaktit si dhe numri i pasaportës deri në momentin kur pasaporta i kthehet aplikuesit, dhe që këto të dhëna më pas të fshihen menjëherë. Informacione përkatëse mund të gjeni në faqën e internetit të ambasadës: (gjermanisht: https://pristina.diplo.de/xk-de/service/faq/1692116?openAccordionId=item-2550264-21-panel, shqip: https://pristina.diplo.de/xk-sq/service/faq-sq/1692382?openAccordionId=item-2554304-19-panel) si dhe në faqen e internetit të VisaMetric (https://ëëë.visametric.com/kosovo/Germany/en/p/security-and-privacy-policy)”, thuhet në komunikatë.

Në njoftimin e Ambasadës gjermane thuhet se Ambasada në Prishtinë dhe Ministria e Punëve të Jashtme në Berlin kontrollojnë rregullisht VisaMetric për aplikimin e të gjitha rregullave përkatëse. Kjo përfshinë edhe zbatimin e vendimit nga data 16.05.2023 për kthimin e pasaportave me postë si alternativë opcionale. Këto kontrolla përfshijnë vizita të lajmëruara dhe të paparalajmëruara nga stafi i ambasadës në hapësirat e VisaMetric. Gjatë kontrollave, deri më tani, nuk ka pasur asnjëherë arsye për reklamime domethënëse.

VisaMetric është një ndërmarrje e përbashkët e zotëruar 60% nga kompania turke iData dhe 40% nga kompania VMS INVESTMENTS LLC. me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Që kur VisaMetric filloi operimin në Kosovë, në shtator të vitit 2022, kompania nuk ka pasur asnjë lidhje me Rusinë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ismaili premton 2 parkingje nëntokësore dhe buxhet prej 14 milionësh vetëm për Dardaninë

Ismaili premton 2 parkingje nëntokësore dhe buxhet prej 14 milionësh vetëm për Dardaninë

PZAP refuzon ankesën e Listës Serbe ndaj Lëvizjes Vetëvendosje

PZAP refuzon ankesën e Listës Serbe ndaj Lëvizjes Vetëvendosje

Tahiri i LDK-së premton kompensim të dëmeve të bizneseve në Vushtrri

Tahiri i LDK-së premton kompensim të dëmeve të bizneseve në Vushtrri

Pesë të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj

Aksident mes dy veturave në Ulpianë, lëndohen dy persona

Balaj-Halimi: Besoj se do të jem kryetare e Prizrenit, kundërkandidatët të mos fshihen pas partive

Balaj-Halimi: Besoj se do të jem kryetare e Prizrenit, kundërkandidatët të mos fshihen pas partive

Ismaili premton 2 parkingje nëntokësore dhe buxhet prej 14 milionësh vetëm për Dardaninë

Ismaili premton 2 parkingje nëntokësore dhe buxhet prej 14 milionësh vetëm për Dardaninë

Reporterja kanadeze në transmetim live: Hebrenjtë kontrollojnë politikën e SHBA-së, Hollivudin dhe qytetet e mëdha

Reporterja kanadeze në transmetim live: Hebrenjtë kontrollojnë politikën e SHBA-së, Hollivudin dhe qytetet e mëdha

PZAP refuzon ankesën e Listës Serbe ndaj Lëvizjes Vetëvendosje

PZAP refuzon ankesën e Listës Serbe ndaj Lëvizjes Vetëvendosje

Tahiri i LDK-së premton kompensim të dëmeve të bizneseve në Vushtrri

Tahiri i LDK-së premton kompensim të dëmeve të bizneseve në Vushtrri

“Ditari” 17.09.2025

“Ditari” 17.09.2025

Pesë të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj

Aksident mes dy veturave në Ulpianë, lëndohen dy persona

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën