Përmes një postimi në Facebook, nga kjo ambasadë kanë thënë se ky dokument paraqet përparim konkret dhe domethënës në dialog.
Sipas ambasadës, tani e tutje duhet siguruar zbatimin e plotë të tij.
“Franca mirëpret udhërrëfyesin e miratuar sot në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dokument ky që paraqet përparim konkret dhe domethënës në Dialog. Tani e tutje, duhet siguruar zbatimin e plotë të tij!”, thuhet më tej në njoftim. /teve1.info/







