Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u ka uruar festën e Pashkëve të gjithë besimtarëve të krishterë në Kosovë.
Nëpërmjet një postimi në Facebook nga kjo ambasadë kanë dëshiruar gëzim dhe bekim për të gjithë.
“Urimet më të përzemërta për një Pashkë të gëzueshme dhe të bekuar për të gjithë ata që festojnë në Kosovë”, thuhet në urimin e ambasadës në facebook.
Ndryshe, këtë vit Pashkët festohen në të njëjtën ditë si në kalendarin Gregorian ashtu edhe në atë Julian./teve1.info/