TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ambasada amerikane dhe Policia e Kosovës me ushtrime të përbashkëta për reagim ndaj krizave

by Tëvë1
4 javë ago
1
A A
Ambasada amerikane dhe Policia e Kosovës me ushtrime të përbashkëta për reagim ndaj krizave

Ambasada e Amerikës në Kosovë, ka njoftuar se të premten nga ora 15:00 deri në orën 21:00,  në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do të zhvillojnë një ushtrim të përbashkët në shkallë të gjerë i cili përqendrohet në menaxhimin e krizave dhe reagimit ndaj emergjencave.

Sipas njoftimit, kjo bëhet për të forcuar bashkëpunimin në siguri dhe reagimin ndaj incidenteve të mundshme.

“Ky ushtrim do të përqendrohet në menaxhimin e krizave, koordinimin ndëragjencor dhe procedurat e reagimit ndaj emergjencave. Është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës për të forcuar bashkëpunimin në siguri dhe për të siguruar gatishmërinë në reagimin ndaj një sërë incidentesh të mundshme. Ambasadat dhe konsullatat e Shteteve të Bashkuara shpesh kryejnë ushtrime me qëllim përgatitjen e punonjësve për emergjenca natyrore ose të shkaktuara nga njeriu. Në përgjithësi, këto arrihen përmes ushtrimeve të brendshme në tavolinë ose në shkallë të vogël. Megjithatë, marrëdhëniet dhe bashkëpunimi i fortë dypalësh midis Shteteve të Bashkuara dhe Qeverisë së Kosovës krijojnë një mundësi unike për të kryer një ushtrim të përbashkët, në shkallë të gjerë, me veprim të drejtpërdrejtë për menaxhimin e krizave në Kosovë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Poashtu, paralajmërohet se gjatë këtyre ushtrimeve, mund të ketë ndërprerje të përkohshme të trafikut, përdorim të mundshëm të sirenave e altoparlantëve dhe gjithashtu prani të shtuar të personelit të Policisë së Kosovës dhe Ambasadës Amerikane.

“Gjatë ushtrimit, mund të ketë: Prani të shtuar të personelit të sigurisë së Policisë së Kosovës dhe Ambasadës Amerikane në afërsi të Ambasadës Amerikane dhe zonave të tjera të caktuara të trajnimit në Prishtinë; Ndërprerje të përkohshme të trafikut dhe devijime, duke përfshirë mbyllje afatshkurtra të rrugëve sipas udhëzimeve të Policisë së Kosovës; Përdorim i mundshëm i sirenave, altoparlantëve dhe efekteve të tjera trajnuese që mund të jenë të dukshme për banorët dhe kalimtarët”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Tags: ambasada amerikanePoliciaTeve1ushtrime
ShareTweet

Postime të ngjashme

Rrecaj: Osmani të tërhiqet, kandidati për president nga një marrëveshje politike

Rrecaj: Osmani të tërhiqet, kandidati për president nga një marrëveshje politike

Shkodra: I panevojshëm diskutimi për zgjedhje të reja, opozita po përsërit gabimet e 2025-tës

Shkodra: I panevojshëm diskutimi për zgjedhje të reja, opozita po përsërit gabimet e 2025-tës

LVV thyen rekordin edhe sa i përket përqindjes së votave

The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile

Përfundon numërimi i votave të votuesve me nevoja të veçanta

Mbi 90% e votave të numëruara me postë -LVV e para, LDK e dyta ky është rezultati

Trump për New York Times: Nuk kam nevojë për ligjin ndërkombëtar

Trump për New York Times: Nuk kam nevojë për ligjin ndërkombëtar

Uashingtoni paralajmëron Evropën për Grenlandën: “Do të na duhet të bëjmë diçka”

Uashingtoni paralajmëron Evropën për Grenlandën: “Do të na duhet të bëjmë diçka”

Rrecaj: Osmani të tërhiqet, kandidati për president nga një marrëveshje politike

Rrecaj: Osmani të tërhiqet, kandidati për president nga një marrëveshje politike

Shkodra: I panevojshëm diskutimi për zgjedhje të reja, opozita po përsërit gabimet e 2025-tës

Shkodra: I panevojshëm diskutimi për zgjedhje të reja, opozita po përsërit gabimet e 2025-tës

SHBA-ja mbështet protestuesit iranianë, ndërsa Trump lëshon paralajmërim për Teheranin

SHBA-ja mbështet protestuesit iranianë, ndërsa Trump lëshon paralajmërim për Teheranin

LVV thyen rekordin edhe sa i përket përqindjes së votave

The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile

Goli i Leaos në shtesë, e shpëton Milanin nga humbja

Goli i Leaos në shtesë, e shpëton Milanin nga humbja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën