TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Amazon ndërton qendër të përpunimit satelitor prej 120 milionë dollarësh në Florida

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Amazon ndërton qendër të përpunimit satelitor prej 120 milionë dollarësh në Florida

Amazon po ndërton një strukturë përpunimi prej 120 milionë dollarësh në Qendrën Hapësinore Kennedy të NASA-s në Florida për mijëra satelitët e saj të planifikuar të internetit Kuiper, thanë të premten kompania dhe zyrtarët shtetërorë nëpërmjet një deklarate.

Ndërtesa prej mbi 9 mijë metrave katrorë është pjesë e një investimi prej 10 miliardë dollarëve që Amazon ka alokuar për projektin e saj Kuiper, një rrjet i planifikuar prej 3,200 satelitëve në orbitën e ulët të Tokës, i projektuar për të transmetuar internetin me brez të gjerë në shkallë globale.

Rrjeti i internetit Kuiper, i cili do të konkurrojë me Starlink-un e kompanisë të Elon Musk, SpaceX, pritet të plotësojë shërbimin e fuqishëm të internetit të Amazon, raporton Reuters.

Qendra në Florida do të punësojë 50 punëtorë dhe do të jetë ndalesa e fundit për satelitët Kuiper të Amazon përpara se të shkojnë në hapësirë, pasi do të prodhohen në fabrikën kryesore të projektit Kuiper në Redmond, Uashington, ndërsa një hapësirë dhjetëkatëshe do t’i lejojë satelitët të vendosen në nyjet e ngarkesës së raketës.

Amazon filloi ndërtimin e qendrës në muajin janar dhe planifikon ta përfundojë atë deri në fund të vitit 2024, me synimin për të dërguar grupin e parë të satelitëve në objekt për përpunim në gjysmën e parë të vitit 2025, deklaroi Steve Metayer, nënkryetari i Amazon për Kuiper Production Operations.

Gjiganti amerikan synon që satelitët e parë të prodhuar në masë t’i lansojë në fillim të 2024-shit, duke nisur kështu një plan i cili parasheh lansimin e gjysmës së rrjetit deri në vitin 2026, siç edhe kërkohet nga rregullatorët amerikan./teve1.info/

Tags: AmazonfloridaNASA
ShareTweet

Postime të ngjashme

SpaceX i Elon Musk gati të dalë në bursë me aksione prej 1 trilion dollarësh

SpaceX i Elon Musk gati të dalë në bursë me aksione prej 1 trilion dollarësh

Google paralajmëron konkurrentin e saj Whoop

Google paralajmëron konkurrentin e saj Whoop

iPhone 18 vjen me ndryshime të mëdha, çfarë pritet?

iPhone 18 vjen me ndryshime të mëdha, çfarë pritet?

BE hap hetim ndaj Snapchat-it për shkelje të rregullave të sigurisë së fëmijëve dhe privatësisë!

BE hap hetim ndaj Snapchat-it për shkelje të rregullave të sigurisë së fëmijëve dhe privatësisë!

Gojnovci: S’ka sinjale se do të ketë marrëveshje për presidentin

Gojnovci: S’ka sinjale se do të ketë marrëveshje për presidentin

Çka përmban agjenda legjislative e Qeverisë Kurti III?

Qeveria mblidhet të premten, në shqyrtim masat e përkohshme të produkteve themelore

“InfoNata” 02.04.2026

“InfoNata” 02.04.2026

Kraki: Deputetët e Guxo-s do ta votonin Osmanin po të vinte momenti

Kraki: Deputetët e Guxo-s do ta votonin Osmanin po të vinte momenti

Goditet me dron objekti mbështetës diplomatik i SHBA-së në aeroportin e Bagdadit

Goditet me dron objekti mbështetës diplomatik i SHBA-së në aeroportin e Bagdadit

Mustafa thotë se ka sinjale për një koalicion LVV-LDK

Mustafa thotë se ka sinjale për një koalicion LVV-LDK

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet edhe një i dyshuar për rastin e tjetërsimit të një prone në vlerë 3 milionë euro

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën