TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Altin Zogaj drejt sfidës më të madhe të karrierës: Përballje për titull në Montreal

by tëvë1
2 muaj ago
0
A A
Altin Zogaj drejt sfidës më të madhe të karrierës: Përballje për titull në Montreal

Më 5 shkurt në Montreal të Kanadasë, boksieri shqiptar Altin Zogaj do të ngjitet në ring për duelin më të rëndësishëm të karrierës, ku do të përballet me turkun Mehmet Ünal për titullin WBC Continental.

Pas negociatash të gjata dhe pritjeje shumëvjeçare, më në fund erdhi momenti i madh për Altin Zogajn, i cili ka rekord prej 17 fitoreve e asnjë humbje në karierrë, (17–0).
Në kategorinë gjysmë-të rëndë, Zogaj do të përballet me turkun që poashtu nuk njeh humbje nga 14 duelet e zhvilluara. Ai njihet për stilin e tij agresiv dhe presionin e pandërprerë ndaj kundërshtarëve. Dueli do të zhvillohet në 10 raunde, dhe është i vlefshëm për titullin WBC Continental.

“Gjithmonë ka qenë synimi im të përballem me më të mirët. Amerika e Veriut është një qendër e madhe e boksit. Kanadaja, po bën një punë të shkëlqyer dhe ka disa nga boksierët më të fortë në botë në këtë kategori”, deklaroi Zogaj për ‘Boxen1’.

Boxen: Z-Boxing, 2. Boxnacht, Stuttgart, 22.02.2025
WBA-Continental-Europe: Altin Zogaj (GER) – Alexander Rigas (GER)
© Torsten Helmke

Altin Zogaj e ka ndërtuar pjesën më të madhe të karrierës së tij në Gjermani, ku ka fituar titullin e Gjermanisë, si dhe ka qenë kampion i Evropës në IBO dhe WBA. Këto suksese e ngjitën atë në Top 50 të renditjes.

Duke qenë se pritet një duel shumë fizik, Zogaj ka investuar maksimalisht në përgatitje. Kampet stërvitore të tij janë shtrirë në Dubai, Turqi dhe Bavari, ku ai ka punuar edhe nën kushte ekstreme me trajnerin e njohur Sepp Maurer, duke përfshirë vrapime në të ftohtë ekstrem deri në kufijtë e durimit fizik.

Një përgatitje e tillë kërkon edhe investim financiar të madh për çka Zogaj është i vetëdijshëm se suksesi ndërkombëtar nuk vjen duke kursyer në vendet e gabuara.

“Për të qenë konkurrues në nivel botëror, duhet të investosh të paktën 20 mijë deri në 30 mijë euro në përgatitje. Me 5.000–10.000 euro nuk mund të arrish majat. Ky është shansi i jetës sime”, thotë Zogaj.

Më 5 shkurt, Altin Zogaj nuk do të luftojë vetëm për një titull, por për të dëshmuar se është gati të hyjë në elitën botërore të boksit. Një fitore ndaj Mehmet Ünal mund të hapë dyert e mëdha të skenës ndërkombëtare – dhe Zogaj duket më i përgatitur se kurrë për këtë moment.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Final 4 i Ligës Unike të Femrave në Prizren

Final 4 i Ligës Unike të Femrave në Prizren

Në fokus infrastruktura, takohen Ministri i sportit e kreu i FFK-së

Në fokus infrastruktura, takohen Ministri i sportit e kreu i FFK-së

‘Finalissima’ mes Argjentinës dhe Spanjës mund të zhvillohet në “Santiago Bernabeu”

‘Finalissima’ zhvendoset në Madrid, “Bernabéu” favorit për ta pritur ndeshjen Spanjë ‑ Argjentinë

Real Madridi monitoron Pochettinon

Real Madridi monitoron Pochettinon

​ Vuçiq: Serbia “po përgatitet për sulm” nga bashkëpunimi Zagreb-Tiranë-Prishtinë

​ Vuçiq: Serbia “po përgatitet për sulm” nga bashkëpunimi Zagreb-Tiranë-Prishtinë

Zhegrova reagon pas përjashtimit nga FFK-ja

Zhegrova bëhet baba, ky është emri i djalit të tij

Auto Draft

“Zhurma u dëgjua disa metra larg”- gruas në Podujevë i sulmohet shtëpia me mjet shpërthyes

Spahiu: Kurti u tregua koprrac, duhej t’ia ofronte postin e presidentit PDK-së ose LDK-së

Spahiu: Kurti u tregua koprrac, duhej t’ia ofronte postin e presidentit PDK-së ose LDK-së

Izraeli nis një valë “në shkallë të gjerë” sulmesh ajrore ndaj kryeqytetit iranian

Izraeli nis një valë “në shkallë të gjerë” sulmesh ajrore ndaj kryeqytetit iranian

“Këndi i Debatit” 12.03.2026

“Këndi i Debatit” 12.03.2026

Auto Draft

Gjobat e trafikut vetëm në gjuhën maqedonase-BDI: Po cenohen marrëdhëniet ndëretnike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën