Malisheva i është kthyer fitoreve, pas dy humbjeve radhazi në Superligën e Kosovës.
Të besuarit e Qatip Osmanit fituan si mysafirë të Prishtinës së Re në Lipjan.
Malisheva fitoi 2-0 në “Sami Kelmendi” ndaj ekipit të promovuar këtë sezon në elitë.
Dy golat i shënoi Altin Aliu, i cili shkëlqeu në ndeshjen e sotme.
Fillimisht, ai shënoi në minutën e gjashtë të takimit, teksa golin e dytë e gjeti në minutën e 40-të. Pas kësaj fitoreje, Malisheva renditet e pesta me 13 pikë, teksa Prishtina e Re mbetet e fundit me shtatë pikë të tubuara pas dhjetë ndeshjeve.









