TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Alonso i përmbahet qasjes së tij, me gjithë frustrimin e Viniciusit

by tëvë1
3 javë ago
0
A A
Alonso i përmbahet qasjes së tij, me gjithë frustrimin e Viniciusit

Vinicius Junior nuk e ka kompletuar ende asnjë ndeshje këtë edicion të Real Madridit, nën urdhrat e trajnerit të ri Xabi Alonso. Kjo ka bërë që ylli brazilian të jetë i frustruar, ndërsa mediat në Spanjë i kanë kushtuar rëndësi të madhe situatës rreth tij, me gjithë fillimin e furishëm të Madridit.

Braziliani 25-vjeçar, që ka shënuar në triumfet e Real Madridit në finalet e Championsit në vitet 2022 e 2024, është zëvendësuar në dhjetë prej 12 ndeshjeve që kur Alonso e mori drejtimin e skuadrës në qershor. Alonso e zëvendësoi Carlo Ancelottin e larguar.

Vini mbeti në stol në dy ndeshje të tjera, duke përfshirë edhe ndeshjen e javës së kaluar në Champions kundër Olympique Marseille.

Ndeshja e së shtunës ndaj Espanyolit nxori në pah situatën e pazakontë. Viniciusi ishte kërcënim konstant në krahun e majtë, ndërsa asistoi në golin e Kylian Mbappes. Po ashtu e goditi shtyllën në njërën prej paraqitjeve më të mira këtë edicion. Por sërish Alonso e zëvendësoi atë, ndërsa braziliani la fushën me shenja të dukshme nervoze në drejtim të trajnerit.

Statistikat e bëjnë situatën edhe më interesante. Viniciusi është lojtari i dytë më i përfshirë në gola i Real Madridit, ndonëse është vetëm i dhjeti për minuta të luajtura.

Alonso është pyetur të hënën për politikën e tij të rotacionit. Ai nuk dha përgjigje të qartë, ndërsa pranoi pakënaqësinë e lojtarit yll.

“Edhe unë isha lojtar dhe kur jam zëvendësuar nuk më ka pëlqyer. Nuk mendoj se është gjë e madhe që lojtari shfaq frustrimin e tij”, ka thënë Alonso në konferencën për shtyp të mbajtur para ndeshjes së La Ligas ndaj Levantes, që zhvillohet të martën.

“Jam i kënaqur me atë që po e bën Vinicius Junior, jemi ende në fazë të hershme të kampionatit. Na duhen të gjithë, jam i lumtur dhe mund të paraqitemi edhe më mirë në pjesën e sulmit”, ka shtuar Alonso.

Tensionet megjithatë nuk kanë ndikuar në rezultatet e Real Madridit. Skuadra mbretërore udhëheq në La Lilga me 15 pikë nga pesë ndeshje. Ka dy më shumë se kampionia në fuqi, Barcelona.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Interi Miami me kontratë të re për Messin

Messi zgjedh 10 talentet më të mirë të momentit. Lë jashtë Yamal, përfshin një shqiptar

Nuk ndodhte kurrë, Suedia shkarkon trajnerin Jon Dahl Tomasson

Elanga me fyerje ndaj Tomassonit

Anglia publikon listën për ndeshjet e muajit tetor

Selektori i Anglisë paralajmëron kuqezinjtë dhe Serbinë

Sot, Kosova mëson kundërshtarët për Botëror

26 ekipet e para që janë kualfikuar në Botërorin 2026

Rreth 640 proteza për gratë me kancer, Osmani: Përkrahja nuk është vetëm simbolike

Rreth 640 proteza për gratë me kancer, Osmani: Përkrahja nuk është vetëm simbolike

​Ursula von der Leyen përfundon vizitën në Kosovë

Ursula Von Der Leyen viziton Kosovën – Çfarë mesazhe dha ajo?

Çka tha i dëmtuari Artan Krasniqi për maltretimet e marra në luftë?

Çka tha i dëmtuari Artan Krasniqi për maltretimet e marra në luftë?

Numërohen votat e para për Asamblenë e Prishtinës – këto janë rezultatet e fundit

“Treni Bullgar” në Shtime – PDK-ja pretendon se u përdor kjo metodë për manipulim të votave

Marshi simbolik i 150 motoristëve nga Prekazi drejt Hagës: Thirrje për drejtësi për krerët e UÇK-së

Marshi simbolik i 150 motoristëve nga Prekazi drejt Hagës: Thirrje për drejtësi për krerët e UÇK-së

Komandanti i KFOR-it pret në takim Malajn, flasin për sigurinë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it pret në takim Malajn, flasin për sigurinë në Kosovë

Ilir Kulla emërohet drejtor i përgjithshëm i “Global Crisis Group” në San Marino

Ilir Kulla emërohet drejtor i përgjithshëm i “Global Crisis Group” në San Marino

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën