Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka vizituar ish-nënkryetarin e OVL-UÇK’së, Nasim Haradinajn pas lirimit nga Gjykata Speciale.
Aliu tha se i kanë uruar Haradinajt mirëseardhje në shtëpinë e tij.
“Tek luftëtari i lirisë Nasim Haradinaj, të cilit i uruam mirëseardhje në shtëpinë e tij”, ka shkruar ai në një postim në “Faceboook”.
Dhomat e Specializuara në Hagë më 14 dhjetor kanë modifikuar dënimin ndaj ish-nënkryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Nasim Haradinaj.
Modifikimi i mundëson Haradinajt lirimin nga burgu, nën disa kushte, kanë njoftuar Dhomat e Specializuara në Hagë.
Haradinaj ishte arrestuar më 5 shtator të vitit 2020, për t’u dërguar në Hagë.