TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Aliu: Modernizimi i transportit, faktor për reduktimin e emetimit të gazrave

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Aliu: Modernizimi i transportit, faktor për reduktimin e emetimit të gazrave

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu, tha se projektet infrastrukturore garantojnë lidhje të drejtpërdrejt ndërmjet BE-së, raporton teve1.info

Në Samitin për lidhshmërinë të mbajtur në Budvë, Aliu tha se modernizimi i transportit po ashtu ka rol të madh në zvogëlimin e emetimit të gazrave dhe mbrojtjen e mjedisit.

“Projektet infrastrukturore ndihmojnë në garantimin e lidhjes së drejtpërdrejtë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor, si dhe ofrojnë përfitime të shumëfishta për vendet e rajonit”, ka thënë Aliu.

Disa nga avantazhet, sipas tij, përfshijnë uljen e kostove të transportit dhe hapjen e rrugëve të reja për qarkullimin e lirë të qytetarëve dhe mallrave, dhe të dyja këto kontribuojnë në lulëzimin ekonomik.

Aliu shtoi se reduktimi i emetimeve të gazrave të rrezikshëm është rezultat i drejtpërdrejtë i modernizimit të transportit, si dhe ndihmon në mbrojtjen e mjedisit në të gjithë rajonin.

Samiti i organizuar më 15 dhe 16 maj në Budvë ishte i organizuar nga CEFTA dhe Komuniteti i Transportit.

Ky Samit bashkoi ministra të transportit, drejtorë të autoriteteve doganore dhe zyrtarë të tjerë të rangut të lartë të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve fqinje anëtare të BE-së, si dhe vëzhgues në Komunitetin e Transportit (Moldavia, Ukraina dhe Gjeorgjia). Pjesëmarrësit reflektuan mbi projektet e realizuara deri më tani dhe shkëmbyen mendime për dinamikat dhe horizontet e mëtejshme të bashkëpunimit, me qëllim të lidhjes më të mirë mes shteteve të rajonit në drejtim të transportit, sigurisë dhe lidhshmërisë infrastrukturore për të mirën e të gjithë banorëve të rajonit.

Drejtori i CEFTA-s Emir Gjikiq tha se Samiti ofron një shans për të shqyrtuar përfshirjen e ardhshme të organizatës në këtë fushë. Sipas Gjikiq, eliminimi i tarifave doganore është një hap i mirë fillestar në këtë drejtim, por duhet bërë më shumë për t’i bërë bizneset lokale konkurruese në tregun rajonal dhe më të gjerë evropian.

Në komunikatë thuhet se Gjikiq ka veçuar se rëndësia e ruajtjes dhe zgjerimit të Korsive të Gjelbra të krijuara gjatë pandemisë, si dhe sjellja e tyre më pranë kufirit evropian.

“Ai vuri në dukje se meqë Bashkimi Evropian merr 70% të eksporteve të CEFTA-s, kjo do të thotë se kamionët mund të lëvizin më shpejt si në kufijtë e brendshëm të rajonit ashtu edhe në kufijtë e BE-së. Ai theksoi rëndësinë e kësaj çështje për të gjithë anëtarët e CEFTA-s”, thuhet në njoftim.

Drejtor i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, theksoi rëndësinë e sistemit për shkëmbim elektronik të të dhënave (SEED), veçanërisht versionin e përmirësuar të këtij sistemi, zbatimi i të cilit do të krijojë mundësinë për lidhje shtesë mes institucioneve kompetente të sistemit, shkëmbim të informacionit në kohë reale në mënyrë elektronike dhe komunikim më të mirë në vend dhe rajon.

Sipas tij, zbatimi i këtij sistemi do të thjeshtëzojë raportimin e risqeve të ndryshme rajonale duke mundësuar zhvillimin e një baze të centralizuar të të dhënave që inkorporohet edhe në Sekretariatin e CEFTA-s.

Samiti për Lidhshmërinë 2023 miratoi edhe Deklaratën e Përbashkët CEFTA-TCT “Avancimi i Korsive të Gjelbra”, për lehtësim të mëtejshëm të transportit dhe tregtisë me synimin për të reduktuar kohën e pritjes dhe për të përmirësuar efiçiencën e zinxhirëve logjistikë dhe të vlerës në BE.

ShareTweet

Postime të ngjashme

DASh: Kosova me hapa jokonsistentë në ndëshkimin e shkelësve të të drejtave të njeriut

DASh: Osmani, partnere e përkushtuar në Ballkanin Perëndimor – ShBA pret bashkëpunim me qeverinë e re të Kosovës

Spahiu: Gjykata Speciale nuk ndikohet nga protestat, përgjegjësinë e mbajnë ata që e votuan

Spahiu: Gjykata Speciale nuk ndikohet nga protestat, përgjegjësinë e mbajnë ata që e votuan

Rubio falënderon Osmanin që Kosova iu bashkua Bordit të Paqes dhe për kontributin për Gaza

Rubio falënderon Osmanin që Kosova iu bashkua Bordit të Paqes dhe për kontributin për Gaza

Bislimi: ShBA historikisht me Kosovën, nuk ia ka kthyer dhe nuk do t’i kthejë shpinën

Rama sot viziton Kosovën

“Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë” – Protesta e PD-së në Tiranë, reagon Rama

Rubio falënderon Osmanin që Kosova iu bashkua Bordit të Paqes dhe për kontributin për Gaza

Rubio falënderon Osmanin që Kosova iu bashkua Bordit të Paqes dhe për kontributin për Gaza

Bislimi: ShBA historikisht me Kosovën, nuk ia ka kthyer dhe nuk do t’i kthejë shpinën

Bislimi: ShBA historikisht me Kosovën, nuk ia ka kthyer dhe nuk do t’i kthejë shpinën

Emisioni “Info Nata” 20.02.2026

Emisioni “Info Nata” 20.02.2026

Përplasje mes demonstruesve dhe policisë gjatë protestës antiqeveritare në Shqipëri

Përplasje mes demonstruesve dhe policisë gjatë protestës antiqeveritare në Shqipëri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën