TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Aliu: Lajmi se Ministria e Infrastrukturës ka importuar shtylla prej Serbisë është dezinformatë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Aliu: Lajmi se Ministria e Infrastrukturës ka importuar shtylla prej Serbisë është dezinformatë

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka thënë se lajmi i publikuar në media ky dikaster qeveritar ka importuar shtylla prej Serbisë është dezinformatë.

Aliu ka thënë se Ministria nuk ka mundësi të ndalojë kompanitë private për lëndën e parë që ato e importojnë.

“Lajmi se Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka importuar shtylla prej Serbisë është dezinformatë. Ministria nuk ka asnjë mundësi ligjore që të ndërhyjë, apo të monitorojë e të ndalojë kompanitë private për lëndën e parë që ato importojnë”, ka shkruar Aliu në Facebook.

Më tej ai ka thënë se Ministria mbikëqyr konkursin, projektimin, punimet, cilësinë e realizimit dhe kohën, mirëpo Ministria as nuk e përcakton, e as nuk merr raportim e informim se prej nga vjen lënda e parë që e përdorin kompanitë private të kontraktuara.

“Ajo pjesë rregullohet vetëm nga ligjet dhe marrëveshjet në fuqi që tregojnë se cilat importe lejohen e cilat jo. Po ashtu, si Ministri ne përcaktojmë specifikacionet teknike dhe dimensionet, por me ligj e kemi të ndaluar që të favorizojmë një produkt apo një prodhues.  Sigurisht se ne nuk do të dëshironim që furnizimi për lëndën e parë të bëhej nga Serbia për asnjë produkt, e sidomos nëse mund të sigurohet produkti nga vendet tjera. Prandaj, të gjitha pretendimet që fajësojnë Ministrinë për lëndën e parë që e përdor një kompani private, janë të pavërteta, dhe me tendencë për të dezinformuar dhe mashtruar opinionin publik”, ka shkruar Aliu.

Në media është raportuar se shtyllat ndriçuese të cilat po vendosen në autostradën e Gjilanit janë të importuara nga Serbia.

Të martën në një konferencë për media, kur është pyetur për këtë çështje, Aliu ka deklaruar se nuk është në dijeni se shtylla për ndriçim në autostradën Gjilan-Prishtinë vijnë nga Serbia.

Aliu, në një konferencë për medie ka deklaruar se ministri nuk mund t’i di se ku prodhohen materialet për autostrada.

“Po e kemi pa dje po është shqetësuese dhe do të merremi me këtë punë. Pra ku janë porosit, si janë porositë. Si ministri kush janë prodhuesit nuk është e mundur ta di çfarë lloje të produkteve përdorin kompanitë. Por natyrisht kur denoncohen dhe del një rast i tillë, natyrisht që merremi me këtë punë”, ka thënë ai. /Teve1.info/

Aliu flet për shtyllat e ndriçimit nga Serbia të vendosura në autostradën e Gjilanit

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sa janë gjasat që presidenti të zgjedhet nga populli ?

Sa janë gjasat që presidenti të zgjedhet nga populli ?

Rreshtimi i kuadrateve të FSK-së, Osmani: Është trashëgimtare e UÇK-së

Rreshtimi i kuadrateve të FSK-së, Osmani: Është trashëgimtare e UÇK-së

Njohësit thonë se Kurti nuk u tregua korrekt me Osmanin

Njohësit thonë se Kurti nuk u tregua korrekt me Osmanin

Komisioni për Legjislacion miraton amendamentet për zgjedhjen e presidentit nga populli

Debat e mospajtime në Komisionin për Legjislacion

Debat e mospajtime në Komisionin për Legjislacion

Gashi: Ose zgjidhet presidenti deri në mesnatë ose vendi shkon në zgjedhje brenda 45 ditëve

Qorrolli: Amendamentet të shqyrtohen në bazë të përmbajtjes dhe procedurës kushtetuese

Qorrolli: Amendamentet të shqyrtohen në bazë të përmbajtjes dhe procedurës kushtetuese

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën