Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka caktuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, në përputhje me Kushtetutën.
Osmani i ka uruar suksese Kurtit në udhëheqjen e qeverisë dhe ka shprehur dëshirën për punë në shërbim të qytetarëve të vendit.
“Sot, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, kam caktuar Kryeministrin Albin Kurti, mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
I uroj suksese në udhëheqjen e Qeverisë së re dhe punë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ju priftë e mbara”, ka shkruar Osmani në Facebook.







