Skuadra e Al-Hilalit po e dëshiron me çdo kusht transferimin e sulmuesit Victor Osimhen në këtë afat kalimtar.
Madje, Al-Hilali i ka bërë nigerianit një ofertë të çmendur për ta bindur që të zhvendoset në Lindjen e Mesme.
Klubi saudit i ka ofruar Osimhenit kontratë trevjeçare me pagë totale prej 160 milionë eurosh apo 40 milionë euro në vit.
Po ashtu, Al-Hilali është gati të paguajë klauzolën e lirimit për Osimhenin në vlerë prej 75 milionë eurosh, të caktuar nga skuadra e Napolit.
Osimhen 26-vjeçar, ishte i huazuar te Galatasaray sezonin e fundit, ndërsa me Napolin ka kontratë deri në vitin e ardhshëm.