TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Akuzohet se bleu vota për të bijën, vihet në pranga babai i kandidates së PSD në Fier

by Tëvë1
10 muaj ago
0
A A
Akuzohet se bleu vota për të bijën, vihet në pranga babai i kandidates së PSD në Fier

Është arrestuar me urdhër të SPAK-ut në Fier babai i kandidates së Partisë Social Demokrate në Fier. 63-vjeçari Pandeli Bozha, dyshohet se gjatë një muaji, iu ka dhënë shuma parash, shtetasve të ndryshëm, me qëllim blerjen e votave në favor të kandidates, Limonera Bozha.

Sipas policisë ai akuzohet për “Korrupsion aktiv në zgjedhje”.

Ndërkohë kanë nisur hetimet edhe për 27-vjeçarin Stefan Prençi në Lushnjë, i cili në cilësinë e nënkryetarit të PD në Bubullimë ka kanosur në Messenger një 28-vjeçar për dhënien e votës.

Njoftimi i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier

-Si rezultat i një hetimi njëmujor, në drejtimin e SPAK, dokumentohet një rast i blerjes së votave.

Vihet në pranga autori.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për ndalimin e shtetasit P. B., 63 vjeç, banues në fshatin Portëz, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

Nga hetimet dyshohet se gjatë një muaji, ai iu ka dhënë shuma parash, shtetasve të ndryshëm, me qëllim blerjen e votave në favor të kandidates së një subjekti politik.

Materialet procedurale iu referuan SPAK, për veprime të mëtejshme.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. P., 27 vjeç, banues në fshatin Bubullimë, pasi ka kallëzuar shtetasi J. Ç., 28 vjeç, se shtetasi 27-vjeçari, nënkryetar i një subjekti politik në Lushnjë, e ka kanosur në platformën “Messenger”, për dhënien e votës. Materialet procedurale iu referuan SPAK, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrjes në zgjedhje”. /A2

ShareTweet

Postime të ngjashme

Moti për pesë ditët e ardhshme

Sot reshje shiu e bore

Spahiu: Konflikti Kurti–Osmani e ka inkurajuar opozitën, por mund të digjet

Spahiu: Konflikti Kurti–Osmani e ka inkurajuar opozitën, por mund të digjet

Borë e shi, parashikimi i motit për nesër

Borë e shi, parashikimi i motit për nesër

Mustafa: Në QKUK mungojnë stentat, Kurti merret me plane për zgjedhje

“Info Nata”- 16.03.2026

“Info Nata”- 16.03.2026

“Matrix”- 16.03.2026

“Matrix”- 16.03.2026

Borë e shi, parashikimi i motit për nesër

Borë e shi, parashikimi i motit për nesër

Mustafa: Në QKUK mungojnë stentat, Kurti merret me plane për zgjedhje

Mustafa: Në QKUK mungojnë stentat, Kurti merret me plane për zgjedhje

Kosova shpëtoi boshnjakët nga Lindja e Mesme, shteti i tyre i braktisi: Kosova e tregon si funksionon një shtet – Bosnja dështoi

Kosova shpëtoi boshnjakët nga Lindja e Mesme, shteti i tyre i braktisi: Kosova e tregon si funksionon një shtet – Bosnja dështoi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën