TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Akuza ndërmjet partisë në pushtet dhe opozitës për dështimin e seancës konstituive

Për dështimin e sotëm, Qeveria në detyrë dhe opozita kanë hedhur akuza tek njëra tjetra. Sipas opozitarëve në seancën e sotme nuk u respektua kushtetuta, përderisa Lëvizja Vetëvendosje i la fajtor partitë e tjera.

by Venhar Isufi
2 vjet ago
1 0
A A

Seanca dështoi.

Mirëpo, askush nga partitë politike nuk po e pranon përgjegjësinë për zhvillimet e sotme në Kuvend.

Qeveria në detyrë dhe opozita, po ia hedhin fajin njëra tjetrës.

Deputetja e zgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka akuzuar PDK-në, LDK-në dhe AAK-në se bashkë me Listën Serbe, u bënë shkaktar për dështimin e seancës.
Gjithçka që parashihej të ndodhte sot, sipas Haxhiut ishte në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

“Është një situatë që nuk ka ndodhur në të kaluarën opozita e refuzoj votimin e këtij raporti, ndonëse gjithçka në përputhje me Kushtetutën, ndonëse gjithçka ishte në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe i gjithë materiali që i është dorëzuar gjegjësisht të përcjellur deputetëve të komisionit, ishte ai që ka dalë nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve. Ajo çfarë e bënë shqetësuese këtë situatë është se opozita, pra kjo opozitë asnjë fjalë nuk e tha, asnjëherë kundrejt Listës Serbe”, u shpreh Haxhiu.

E këtyre akuzave, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ju përgjigj duke thënë se Kurti me ministrat e tij në detyrë, nuk mund të mbajnë dy pozita.

“Sot nuk munden me dhënë betimin, z.Kurti le të jep dorëheqje është shumë e thjeshtë ka me shkrua një letër, ka me thënë “jap dorëheqje nga pozita e kryeministrit bashkë me ministrat” që edhe ata duhet me dhënë dorëheqje dhe mundet me ardhë pastaj me u betua si deputet, por Kushtetuta e Kosovës para gjithash edhe ligji i qeverisë që vet e kanë shkruajtur nuk është ligj fare i mirë, por si shumë ligje të tjera që i kanë shkruajt vet këta, thotë që nuk mundet kryeministri me u bë deputet”, tha Krasniqi.

Ndërkaq kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se partia fituese nuk po e respekton rregullin bazik kushtetues që thotë se një i zgjedhur nuk mund të jetë edhe kryeministër apo ministër edhe deputet.

“Seanca duhet të thirret sa më parë, sipas rregullores duhet të thirret brenda 48 orëve ky është proces bllokues i qëllimshëm I partisë në pushtet sepse nuk i ka numrat, fundja ju e pat fuqinë politike 52 mbështetës të një qeverie që pretendon se i ka numrat dhe më pas një mal akuzash për secilin tjetër teksa zihen në mesazhe politike me vet Listën Serbe”, u shpreh Abdixhiku.

Sipas disa shpjegimeve juridike, seanca e radhës duhet të thirret brenda 48 orëve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Moti të dielën, me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell

Moti të dielën, me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell

QKUK avancon trajtimin e kancerit të mushkërive, aplikohet teknika e re e radioterapisë

QKUK avancon trajtimin e kancerit të mushkërive, aplikohet teknika e re e radioterapisë

Publikohen fotografitë e 25-vjeçarit të dyshuar për sulmin në Krakov, ku mbetën të vrarë gjashtë persona

Publikohen fotografitë e 25-vjeçarit të dyshuar për sulmin në Krakov, ku mbetën të vrarë gjashtë persona

Protestë gjithëkombëtare në Prishtinë, kërkohet drejtësi për gratë e vrara

Protestë gjithëkombëtare në Prishtinë, kërkohet drejtësi për gratë e vrara

Moti të dielën, me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell

Moti të dielën, me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell

“Zërat në kokë më thanë ta vrisja Trumpin”, arrestohet një person i armatosur afër Shtëpisë së Bardhë

“Zërat në kokë më thanë ta vrisja Trumpin”, arrestohet një person i armatosur afër Shtëpisë së Bardhë

Real Madridi vazhdon shkëlqimin, barazon pikët me Barcelonën

Real Madridi vazhdon shkëlqimin, barazon pikët me Barcelonën

Roma e mposht me lehtësi Sassuolon e “gardianit” të Kosovës

Roma e mposht me lehtësi Sassuolon e “gardianit” të Kosovës

Dy gra dhe një burrë gjenden të vdekur në shtëpinë e sulmuesit të Krakovit, dyshohet se janë familjarë të tij

Dy gra dhe një burrë gjenden të vdekur në shtëpinë e sulmuesit të Krakovit, dyshohet se janë familjarë të tij

QKUK avancon trajtimin e kancerit të mushkërive, aplikohet teknika e re e radioterapisë

QKUK avancon trajtimin e kancerit të mushkërive, aplikohet teknika e re e radioterapisë

Sigal Prishtina triumfon në “Karagaçi” ndaj Pejës, Bora fiton përballë Vëllaznimit

Sigal Prishtina triumfon në “Karagaçi” ndaj Pejës, Bora fiton përballë Vëllaznimit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën