TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Akuza e rëndë e Mitrovicës: Klubet e futbollisteve formohen për para në xhepat e disave

nga tëvë1
17 Prill, 2022
0
A A
Akuza e rëndë e Mitrovicës: Klubet e futbollisteve formohen për para në xhepat e disave

Klubi kryesor i futbollisteve në vend, Mitrovica, ka lëshuar akuza të rënda pasi i ka dështuar edhe një ndeshje kampionale. Mitrovica të shtunën është dashur të luajë në shtëpi ndaj skuadrës Presingu. Por kjo skuadër, sipas njoftimit të klubit mitrovicas, nuk ka udhëtuar për ta luajtur ndeshjen. Sipas Mitrovicës, arsyeja dihet – për të mos pranuar 20 gola.

“Nuk kemi se si të mos reagojmë kur e njëjta gjë përsëritet për shumë vjet. Formohen klube në futboll të femrave vetëm sa për të marrë pjesë në gara e në të njëjtën kohë të përfitojnë ndonjë financë nga FFK-ja apo komuna, që edhe ato nuk i investojnë në klub, por në xhepat e disave për përfitime personale”, thuhet në një reagim që KFF Mitrovica e ka publikuar në faqen zyrtare në “Facebook”.

Mitrovica ka në përbërje shumë reprezentuese të Kosovës e disa të Shqipërisë. Ndan rregullisht paga dhe shquhet për organizim. Mitrovica ka dominuar futbollin e femrave në vitet e fundit në vend, ndërsa hapa para ka bërë edhe në Ligën e Kampionëve.

Por Mitrovicën në vitet e kaluara e ka goditur mungesa e konkurrencës në ligën vendore.

“Ne si klub ka vite që kemi kërkuar që të zvogëlohet liga në gjashtë apo tetë ekipe, që të jetë ligë më serioze e jo një ligë me 13-14 ekipe e me dallim shumë të madh, ku pastaj detyrohemi t’i kursejmë ekipet e dobëta nga golat. Shumë herë në ndeshje janë shënuar edhe më shumë se 20 gola. Ka ardhur momenti që të ndryshohet sistemi i garave, pasi kështu nuk ka kuptim”, shkruan tutje KFF Mitrovica.

“Kërkojmë nga komisioni i garave të ndërmarrë masa ndaj klubeve që nuk po udhëtojnë në ndeshjet zyrtare. Sepse kështu po i humb kuptimi Kampionatit”.

Sipas tabelës së publikuar në faqen zyrtare të FFK-së, Mitrovica është e para në tabelë me 54 pikë nga 19 ndeshje. Ka goldallim plot 175. Ka shënuar 177 gola e ka pranuar vetëm dy. E dyta është Hajvalia, që këtë edicion po e rivalizon Mitrovicën. I ka 54 pikë nga 18 ndeshje. Goldallimi i Hajvalisë është plus 118. Ka shënuar 127 gola e ka pranuar nëntë.

Liga e Parë e futbollisteve i ka plot 13 ekipe. E 13-a është skuadra Heroinat, që nuk ka pika, ndërsa ka goldallim minus 174. I ka shënuar tre gola e i ka pranuar 177. Intelektualet e vendit të parafundit, i ka tri pikë. Ka shënuar 14 gola e ka pranuar 165, në bazë të tabelës së publikuar.

Mungesa e konkurrencës ka qenë prej fillimit pengesë për ligën e futbollisteve. Disa skuadra kanë lojtare shumë të reja në moshë dhe kjo më pas bën dallimin e madh. Por përkrahja për klubet e futbollisteve vlerësohet e madhe. Kjo vlerësohet të jetë edhe arsyeja që disa klube janë formuar – përfitimi i fondeve.

Mitrovica në xhirot e fundit ka fitore 12:0, 18:0, 6:0. Por edhe skuadrat e tjera kanë fitore 8:0, 12:0, 9:0, 12:2, 10:1, 18:0, 14:0, 16:0, 15:1.

Edhe në liga të tjera të sportisteve ka mungesë të konkurrencës. Shkëputja e skuadrave të kreut me ato të pjesës së poshtme të tabelës vlerësohet shumë e madhe.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vinicius Jr ngjall spekulime pasi hoqi fotot e Real Madridit nga profili i tij

Vinicius Jr ngjall spekulime pasi hoqi fotot e Real Madridit nga profili i tij

Arsenali këmbëngul në transferimin e yllit të Real Madridit pavarësisht vështirësisë së marrëveshjes

Arsenali këmbëngul në transferimin e yllit të Real Madridit pavarësisht vështirësisë së marrëveshjes

Alioski kthehet te Lugano

Alioski kthehet te Lugano

Transferimi me kosto zero që Barcelona dëshiron të bëjë në vitin 2026

Transferimi me kosto zero që Barcelona dëshiron të bëjë në vitin 2026

Gjykata e Prizrenit refuzon kërkesën për paraburgim ndaj zyrtares komunale, i cakton arrest shtëpiak

Gjykata e Prizrenit refuzon kërkesën për paraburgim ndaj zyrtares komunale, i cakton arrest shtëpiak

AVONET kërkon sqarim nga MAShT-i për moslejimin e vëzhgimit në provimin e maturës

AVONET kërkon sqarim nga MAShT-i për moslejimin e vëzhgimit në provimin e maturës

Krasniqi: Kur Kosova dhe PDK-ja bashkohen, ecja është vetëm përpara

Krasniqi: Kur Kosova dhe PDK-ja bashkohen, ecja është vetëm përpara

Integrimi i Shqipërisë në BE, Spiropali takon Schieder në Bruksel: Kuvendi garantues për përshpejtimin e procesit

Integrimi i Shqipërisë në BE, Spiropali takon Schieder në Bruksel: Kuvendi garantues për përshpejtimin e procesit

Memli Krasniqi sërish rizgjedhet kryetar i PDK-së

Memli Krasniqi sërish rizgjedhet kryetar i PDK-së

Mes lotësh, Jessie J ‘i thotë lamtumirë’ skenës

Mes lotësh, Jessie J ‘i thotë lamtumirë’ skenës

Balje thotë se nuk ka asnjë presion e as takime me akter të Serbisë

Balje: Nuk jam në gjendje të takohem me Kurtin për një marrëveshje politike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X