Para nisjes së seancës konstituive të Kuvendit, që sot do të jetë tentimi i 22-të, aktivistë të shoqërisë civile kanë organizuar një protestë para Kuvendit.
Përmes kësaj proteste me disa mesazhe ata po kritikojnë deputetët për vonesën në konstituimin e legjislativit.
“Për çka ju kemi zgjedhë, “Çdo vonesë ka kosto”, “Cirku i demokracisë”, kanë qenë disa nga mesazhet që ata kanë vendosur para Kuvendit./teve1.info/