TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Aktgjykimi përfundimtar në rastin e Thaçit e të tjerëve, çështje muajsh

Këtë javë në Dhomën e Specializuar në Hagë, u dëgjua dëshmia e ish-diplomatit amerikan, Christopher Hill dhe ish-këshilltarit politik, Michael Durkee. Ndërsa javën e ardhshme do të dëgjohet blloku i fundit i dëshmitarëve të ftuar nga mbrojtja, ku më 18 nëntor do të dëshmoj edhe ish-komandanti i NATO-së, Uesley Clark. Monitoruesit thonë se shpallja e aktgjykimit, mbetet çështje muajsh.

by Fidan Zejnullahu
1 orë ago
0 0
A A

Fillimisht u dëgjua dëshmia e ish-diplomatit amerikan, Christopher Hill.

E pas tij, radha i erdhi edhe ish-këshilltarit politik, Michael Durkee.

E me 18 nëntor, një dëshmitar tjetër me peshë i ftuar nga mbrojtja, do ta zë vendin e tyre.

Bëhet fjalë për ish-komandantin e NATO-s, Uesley Clark.

Clark, sipas Dhomave të Specializuara, bën pjesë në bllokun e fundit të dëshmitarëve të mbrojtjes për krerët e UÇK-së në Hagë.

“Ish-komandanti i NATO-s Uesli Klark është planifikuar të fillojë dëshminë të martën e javës që vjen, më 18 nëntor. Për dëshminë e tij janë planifikuar seanca edhe më 19 dhe 20 nëntor, ndërsa 21 nëntori është planifikuar si ditë rezervë, në rast nevoje. Të gjitha seancat e javës që vjen aktualisht janë planifikuar të fillojnë në orën 09:00 dhe pritet të jenë kryesisht publike”, thuhet nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

E dëshmitë e personave të ftuar nga mbrojtja, do ta kenë një peshë të madhe në këtë rast.

Kjo për shkak të angazhimit të tyre, në kohën për të cilën akuzohen të pandehurit.

“Dëshmitari i pestë, Christopher HIll, i cili gjatë luftës ka qenë i angazhuar drejtpërdrejtë si i dërguar special i SHBA-ve dhe ka pasur kontakte të drejtpërdrejta më përfaqësuesit e UÇK-së dhe me palët e tjera në konfliktin e armatosur dhe njohurit e tij mbi rrethanat e luftës dhe njohuritë e tij mbi strukturën organizative të UÇK-së janë në interes për këtë shqyrtim kryesor dhe sigurisht që dëshmia e tij dhe të tjerëve që janë propozuar do të kenë një peshë të madhe në vlerësimin e fakteve dhe rrethanave për trupin gjykues që të krijojnë një pasqyrë më të saktë”, ka thënë Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë,

Ai se thotë se është çështje muajsh, deri në shpalljen e aktgjykimit përfundimtar.

“Pas kësaj vjen administrimi i provave materiale. Më pastaj i ofrohet mundësia personave të akuzuarve në rast që dëshirojnë të japin deklaratë para trupit gjykues, dhe më pastaj fjalët përmbyllëse dhe krejt në fund, shpallja e aktgjykimit”, vlerëson Alija.

Ndryshe, aktakuza fillestare kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor të vitit 2020.

Por më pas u ndryshua më 3 shtator 2021, 29 prill 2022, dhe 30 shtator 2022.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën

​Osmani: Çmontuam 900 banda kriminale

Plagoset një person me armë zjarri në Prishtinë

PDK me konventë të hënën, kush do të jetë kryetari i ri?

PDK me konventë të hënën, kush do të jetë kryetari i ri?

“Era është katastrofë” – ankohen prishtinasit për gjendjen e nënkalimeve

“Era është katastrofë” – ankohen prishtinasit për gjendjen e nënkalimeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën