TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Aktgjykimi i Kushtetueses, Shala: Përsëritja e skenarit do të çojë në kolaps institucional

Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese thotë se zgjedhja e nënkryetarit serb, Nenad Rashiq nuk ka qenë në përputhje me ligjin. Sipas këtij aktgjykimi, kjo pozitë i takon shumicës parlamentare të këtij komuniteti. Njohësit e drejtësisë bëjnë thirrje që të respektohet ky aktgjykim dhe të mos përsëritet skenari i njëjtë për shkak të rrezikut që mund të ketë kolaps institucional për shkak të zgjedhjes së presidentit.

by Fetije Kamberi
1 orë ago
0 0
A A

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në aktgjykimin e saj e tha fjalën përfundimtare.

Zgjedhja e deputetit serb, Nenad Rashiq si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nuk është në përputhje me ligjin.

Kushtetuesja në aktgjykimin 34 faqesh ka treguar që kjo pozitë i takon partisë serbe që e ka shumicën.

Në këtë rast, në Kosovë partia më e madhe serbe me përfaqësim në Kuvend është Lista Serbe.

Ish kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala thotë se veprimi i njëjtë nuk duhet të përsëritet në konstituimin e Kuvendit këtë vit.

Sipas Shalës këtë herë është e përfshirë edhe çështja e Presidentit dhe mund të kemi kolaps institucional.

“Sigurisht që këta janë të obliguar me vepru konform vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe nuk guxojnë me e shkel, mirëpo këta tash i kanë do probleme krejt të tjera që mundohen me i nxjerr për shkak të rastit siç thashë me KQZ-në dhe aty ngadalësohet procedura, por afatet janë me ditë të numëruara deri më 5 mars kemi një presidente dhe më s’kemi, nuk kemi Kuvend dhe nuk kemi Qeveri dhe faktikisht vendi shkon në kolaps, prandaj duhet të ketë shumë kujdes dhe ish dashtë shumë shpejt me punu për të konstituuar Parlamentin dhe me formu Qeverinë dhe atëherë me dalë të çështja e presidentes”, ka thënë Shala.

Për avokatin Arbër Jashari këtë herë duhet të votohet kandidati i shumicës.

Por sipas tij, kjo nuk arrihet vetëm me votat e partive opozitare.

“Nëse vazhdohet me skenarë të njëjtë atëherë Kuvendi nuk do të quhet i konstituuar dhe nëse vazhdojmë prapë me quajt të konstituuar me zgjedhjen e Nenad Rashiqit për nënkryetar sërish do të vijmë në një situatë ku legjitimiteti i Kuvendit do të vihet në pikëpyetje, me ndonjë aktgjykim tjetër të Gjykatës Kushtetuese dhe kjo i bën shumë dëm demokracisë”, është shprehur Jashari.

Këtë ankesë në Gjykatën Kushtetuese e kanë dërguar deputetët e Listës Serbe.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mbyllen 26 motele dhe villa

Mbyllen 26 motele dhe villa

Kurti dhe Gjukanoviq diskutojnë për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor

Kurti dhe Gjukanoviq diskutojnë për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor

Arrestohet në Serbi një shtetas i Kosovës

Arrestohet në Serbi një shtetas i Kosovës

Pronarët e auto-salloneve nuk flasin për deklaratën e Hoxhës për përfshirje në fajde

Pronarët e auto-salloneve nuk flasin për deklaratën e Hoxhës për përfshirje në fajde

Trajneri Kakiouzis largohet nga Prishtina

Trajneri Kakiouzis largohet nga Prishtina

Sigal Prishtina largon trajnerin grek Kakiouzis

Sigal Prishtina largon trajnerin grek Kakiouzis

Mbyllen 26 motele dhe villa

Mbyllen 26 motele dhe villa

Kurti dhe Gjukanoviq diskutojnë për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor

Kurti dhe Gjukanoviq diskutojnë për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor

Rusia shpreh gatishmëri për bisedime me SHBA-në pas skadimit të paktit të fundit bërthamor

Rusia shpreh gatishmëri për bisedime me SHBA-në pas skadimit të paktit të fundit bërthamor

Arrestohet në Serbi një shtetas i Kosovës

Arrestohet në Serbi një shtetas i Kosovës

Dosjet e Epstein rikthejnë pretendimet e ish-bankierit holandez për sakrifica rituale të fëmijëve në qarqet financiare

Dosjet e Epstein rikthejnë pretendimet e ish-bankierit holandez për sakrifica rituale të fëmijëve në qarqet financiare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën