TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Aktgjykimi i Kushtetueses – Kurti: votimi për Emilja Rexhepin nuk mund të anulohet

Për vendimin e Gjykatës Kushtetuese që seanca konstituive nuk është përfunduar foli sot kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Ai ka deklaruar se Kuvendi duhet të funksionojë edhe në këtë mënyrë meqë siç tha ai, askush nuk po ulet në karrigen e nënkryetarit të komunitetit serb.

by Fetije Kamberi
4 muaj ago
0 0
A A

Kushtetuesja vendosi që pa u zgjidhur nënkryetari nga komuniteti serb nuk konstituohet kuvendi i Kosovës.

Për këtë vendim që nxori organi më i lartë kushtetues në shtet foli të enjten kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Ai tha që po e presin aktgjykimin e plotë megjithëse theksoi që askush nuk po e zë karrigen e nënkryetarit serb.

Madje kreu i qeverisë në detyrë, tha që puna duhet të vazhdoj pasi shteti nuk ka kohë për të humbur.

“Sa i përket aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, ne duhet ta shohim atë në mënyrë të plotë për të dhënë vlerësimin tonë, por ajo që mund të them tani është se konsideroj që është humbje kohe dhe dëm që nuk po funksionon Kuvendi i Republikës së Kosovës. Kuvendi i Republikës e ka zgjedhë kryetarin Dimal Bashën, i ka zgjedhë katër nënkryetarët Albulena Haxhiun, Vlora Citakun, Kujtim Shalën dhe Emilja Rexhepin askush nuk është duke e zënë karrigen e zbrazët për nënkryetarin nga radhët e komunitetit serb. Është dashur të vazhdoj puna e Kuvendit sepse shteti i Kosovës nuk ka kohë për të humbur”, ka thënë Kurti.

E kryeministri në detyrë, Albin Kurti e sheh si të pamundur kthimin në votim në pako për nënkryetaret nga komunitetet.

“Emilja Rexhepi është nënkryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës, nuk mundet votimi për Emilja Rexhepin të anulohet, prandaj ne kemi ngelur te nënkryetari i fundit nga komuniteti serb por mos harroni nuk janë serb vetëm ata të Listës Serbe, serb është edhe Nenad Rashiq. Në njërën anë përfaqësuesi i Listës Serbe i mori veç 10 vota, a Nenad Rashiq i mori 56, veç 5 vota të ia jepshin këta 52 që janë të opozitës sot nuk ishim duke i bërë këto pytje dhe këto përgjigje”, është shprehur tutje Kurti.

Më 26 gusht, ligjvënësit e zgjodhën kryetar të Kuvendit të Kosovës, Dimal Bashën.

Në të njëjtën ditë, për pozitën e nënkryetarëve u votuan Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje, Vlora Citaku nga Partia Demokratike e Kosovës, Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Emilja Rexhepi nga komunitetet jo shumicë.

Basha e pati  shpallur të konstituuar legjislaturën e nëntë ani pse dështoi votimi për një nënkryetar nga komuniteti serb.

Por, Gjykata Kushtetuese ka konstatuar që seanca konstituive nuk ka përfunduar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Treni goditi veturën, i lënduar ushtari i FSK-së

Treni goditi veturën, i lënduar ushtari i FSK-së

Xhematlinjtë kërkojnë drejtësi për krerët e UÇK-së, thonë se do të dalin në protestën e 17 Shkurtit

Xhematlinjtë kërkojnë drejtësi për krerët e UÇK-së, thonë se do të dalin në protestën e 17 Shkurtit

Kurti ende s’i nis diskutimet për president, nga LDK thonë se Haradinaj i përmbush kriteret

Kurti ende s’i nis diskutimet për president, nga LDK thonë se Haradinaj i përmbush kriteret

Kuvendi ratifikon marrëveshjet ndërkombëtare, projektligji për buxhetin shqyrtohet të hënën

Kuvendi ratifikon marrëveshjet ndërkombëtare, projektligji për buxhetin shqyrtohet të hënën

Treni goditi veturën, i lënduar ushtari i FSK-së

Treni goditi veturën, i lënduar ushtari i FSK-së

Basketbollistet e Bashkimit fitojnë Kupën

Basketbollistet e Bashkimit fitojnë Kupën

Xhematlinjtë kërkojnë drejtësi për krerët e UÇK-së, thonë se do të dalin në protestën e 17 Shkurtit

Xhematlinjtë kërkojnë drejtësi për krerët e UÇK-së, thonë se do të dalin në protestën e 17 Shkurtit

Kurti ende s’i nis diskutimet për president, nga LDK thonë se Haradinaj i përmbush kriteret

Kurti ende s’i nis diskutimet për president, nga LDK thonë se Haradinaj i përmbush kriteret

Kuvendi ratifikon marrëveshjet ndërkombëtare, projektligji për buxhetin shqyrtohet të hënën

Kuvendi ratifikon marrëveshjet ndërkombëtare, projektligji për buxhetin shqyrtohet të hënën

Të paktën 17 nxënës vdesin nga zjarri në një shkollë në Kenia

Gjendet i vdekur një 43-vjeçar në Malishevë

Sekuestrohen 45 kg ari në Pejë, vlera rreth 7 milionë euro

Sekuestrohen 45 kg ari në Pejë, vlera rreth 7 milionë euro

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën