TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Aktakuzë për vrasje në tentativë në Prizren

by teve1
9 muaj ago
0
A A
Aktakuzë për vrasje në tentativë në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit E.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Vrasja në tentativë” dhe B.H., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri E.K., me datë 24.03.2024, rreth orës 02:40 min, në rrugën ‘’Gazmend Zajmi’’ në Prizren, me dashje tenton ta privojë nga jeta të dëmtuarin I.B., në atë mënyrë që rastësisht takohen me të dëmtuarin në një furrë buke në rrugën “Rifat Ukimeri” në Prizren, dhe aty si pasojë e një mosmarrëveshjeje të mëparshme, të njëjtit shahen dhe fjalosen, e në momentin kur fillojnë të shtyhen fizikisht, ndërhynë për t’i ndarë dëshmitari V.L., (pronari i furrës) dhe i pandehuri i dytë B.H., me ç’rast arrijnë t’i ndajnë dhe t’i nxjerrin jashtë lokalit.

“Më pas dy të pandehurit, largohen me automjetin e tyre, dhe nisen në drejtim të rrugës “Gazmend Zajmi”, ku nga pas u vihet i dëmtuari I.B., me veturën e tij, e në udhëkryqin e rrugës, i dëmtuari u del përpara me veturë, në atë moment i pandehuri E.K., dhe i dëmtuari I.B., dalin nga automjetet, i pandehuri i pajisur me një mjet të mbrehtë – thikë, i shkakton lëndime të rënda trupore të dëmtuarit I.B”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se “Dy të pandehurit hipin në automjet dhe largohen nga vendi i ngjarjes. Me këto veprime,E.K., ka kryer veprën penale “Vrasja në tentativë” sipas KPRK-së”.

Sipas njoftimit, i pandehuri B.H., e ndihmon kryesin e veprës penale të pandehurin E.K., në shmangien e zbulimit dhe arrestimit të tij, duke e transportuar me automjet në drejtim të shtëpisë së tij, menjëherë pas kryerjes së veprës penale.

“Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” sipas KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kurti:  Ky ekip me këta tifozë, sonte kanë hapur një kapitull të ri të futbollit

Kurti: Ky ekip me këta tifozë, sonte kanë hapur një kapitull të ri të futbollit

Samjljaj: Aktgjykimi nuk i ra taman asnjërës parti, si duket vendi do të shkojë në zgjedhje

Samjljaj: Aktgjykimi nuk i ra taman asnjërës parti, si duket vendi do të shkojë në zgjedhje

Live – Nis seanca konstituive e Kuvendit

Rreziku për zgjedhje të reja, deputetët të paktën 34 ditë kohë për marrëveshjet ndërkombëtare

A ju mohua Kosovës penalltia në ndeshjen kundër Sllovakisë, sipas Hajdarit

A ju mohua Kosovës penalltia në ndeshjen kundër Sllovakisë, sipas Hajdarit

Dellova: Ndeshjen e filluam me stres, por gjetëm forcën dhe u rikthyem

Dellova: Ndeshjen e filluam me stres, por gjetëm forcën dhe u rikthyem

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

“InfoNata” 26.03.2026

“InfoNata” 26.03.2026

Kurti:  Ky ekip me këta tifozë, sonte kanë hapur një kapitull të ri të futbollit

Kurti: Ky ekip me këta tifozë, sonte kanë hapur një kapitull të ri të futbollit

Shqipëria humb në Varshavë, shuhet ëndrra për Kupën e Botës

Shqipëria humb në Varshavë, shuhet ëndrra për Kupën e Botës

Shqipëria mposhtet në Poloni

Shqipëria mposhtet në Poloni

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën