TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Aktakuzë ndaj tetë personave për keqpërdorim në një tender të Komunës së Prizrenit

by teve1
10 muaj ago
0
A A
Aktakuzë ndaj tetë personave për keqpërdorim në një tender të Komunës së Prizrenit

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër tetë personave të dyshuar për përfshirje në një rast të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe mashtrimit në prokurim publik, në lidhje me tenderin për “Renovim dhe mirëmbajtje të objekteve të Komunës së Prizrenit”.

Në njoftim bëhet e ditur se aktakuza është ngritur kundër të pandehurve Xh.D., Y.G., Q.K., S.V., E.Sh., L.S. dhe B.J., për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, si dhe ndaj të pandehurit D.N., për veprën penale “Keqpërdorimi apo mashtrimi në prokurim publik”.

Sipas aktakuzës, më katër gusht 2022, në Prizren, të akuzuarit në cilësinë e personave zyrtarë për vlerësimin e ofertave në një tender publik, kanë shkelur Ligjin për Prokurim Publik dhe udhëzimet përkatëse, duke i dhënë përparësi të padrejtë grupit të operatorëve ekonomikë “P.C.G. Sh.P.K.” dhe “A.-T. Sh.P.K.” përkundër ofertuesve më të lirë, duke shkaktuar kështu dëm buxhetit komunal në vlerë prej 412,584.87 euro.

“Xh.D. (kryetar i komisionit), Y.G. dhe Q.K. (anëtarë): Rekomanduan lidhjen e kontratës në vlerë 550,000 euro, përkundër pesë operatorëve tjerë me oferta më të ulëta me rreth 203%. S.V. (menaxher i kontratës), L.S. (mbikëqyrëse e brendshme), B.J. (mbikëqyrës i jashtëm): Nuk ndërmorën veprime për të parandaluar dëmin dhe nuk vepruan sipas detyrave ligjore. E.Sh. (drejtor i administratës): Dyshohet se ka ndikuar në manipulimin e çmimeve të ofertave. D.N. (përfaqësues i kompanisë “A.T. Sh.P.K.”): Dyshohet për dorëzim të dokumentacionit të rremë dhe manipulim me çmime jo reale për të fituar tenderin – përfshirë çmime spekuluese dhe pozicione që nuk janë realizuar”, thuhet në aktakuzë.

Prokuroria ka propozuar që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të gjithë të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Maqedonci: Kosova nis prodhimin e municioneve ushtarake me standard NATO-je në dhjetor

Maqedonci: Kosova nis prodhimin e municioneve ushtarake me standard NATO-je në dhjetor

Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kërcënim për Kosovën dhe bashkësinë ndërkombëtare

Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kërcënim për Kosovën dhe bashkësinë ndërkombëtare

Kurti: Arkivi i Kosovës, gardian i kujtesës historike të vendit

Kurti: Arkivi i Kosovës, gardian i kujtesës historike të vendit

Gjendja e të plagosurit në Prishtinë është stabile

QKUK jep detaje për gjendjen e të plagosurit në Prishtinë

Emisioni “Info Nata” 23.03.2026

Kulla: Irani tregoi se arma më e rrezikshme nuk janë raketat, por nafta dhe gazi

Kulla: Irani tregoi se arma më e rrezikshme nuk janë raketat, por nafta dhe gazi

Fiksioni dhe realiteti: Për bashkëpunimin e Shqipërisë me Kosovën duhen më pak slogane, më shumë fakte dhe mbi të gjitha qetësi e maturi

Fiksioni dhe realiteti: Për bashkëpunimin e Shqipërisë me Kosovën duhen më pak slogane, më shumë fakte dhe mbi të gjitha qetësi e maturi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën