TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Aktakuzë ndaj shtatë zyrtarëve për mashtrime në ndërtimin e një shkolle në Suharekë, dëmi buxhetor mijëra euro

by TËVË 1
1 vit ago
2
A A
Prokuroria Themelore në Prizren për shkak të ndjeshmërisë s’jep detaje për rastin e vdekjes së 26-vjeçarit në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj shtatë zyrtarëve për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, në lidhje me projektin e ndërtimit të shkollës “Vaso Pashë Shkodrani” në fshatin Tërnje të Suharekës.

Të akuzuarit B.K., A.R., V.K., Z.T., A.E., H.B. dhe A.T., dyshohet se gjatë periudhës nga 12 tetor 2018 deri në dhjetor 2019, kanë vepruar në bashkëkryerje duke shfrytëzuar pozitat e tyre zyrtare për të mundësuar përfitime për dy operatorë ekonomikë, në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik dhe kontratën ndërtimore.

Sipas aktakuzës, menaxheri i projektit B.K. ka ndryshuar projektin pa konsultuar kompaninë projektuese dhe ka pranuar punë jashtë kontratës.

Mbikëqyrësit A.R., V.K. dhe Z.T. akuzohen se nuk kanë kryer detyrat e tyre mbikëqyrëse, ndërsa anëtarët e komisionit për kontrollin e punimeve – A.E., H.B. dhe A.T. – kanë lejuar pagesa për punë të pakryera, përfshirë mosrealizimin e një podrumi prej 175 m², i zëvendësuar vetëm me një aneks prej 16 m².

“Ndërsa, të akuzuarit A.R., dhe V.K., në cilësinë e mbikëqyrësve të brendshëm komunal dhe Z.T., në cilësinë e mbikëqyrësit të jashtëm të kontraktuar, gjatë mbikëqyrjes nuk kanë vepruar sipas kushteve të kontratës dhe përgjegjësive që i takojnë, si dhe të akuzuarit A.E., H.B., dhe A.T., anëtarë të komisionit për kontrollimin e punëve në projektin e lartpërmendur, kanë dështuar të bëjnë verifikimin e sasisë, cilësisë, llojin dhe vlerën financiare të pranuar dhe të dokumentuar, dhe kanë pranuar të bëhen pagesa për pozicione të pakryera, përfshirë mungesën e zbritjes së pozicioneve të podrumit me sipërfaqe prej 175 m², i cili nuk është realizuar sipas projektit, dhe është zëvendësuar me vetëm 16 m² të një aneksi. Në këtë rast, është lidhur kontratë për punë shtesë me të njëjtin operator ekonomik në vlerë prej 29,202.60 euro, duke shkaktuar kështu dëm financiar për buxhetin e Komunës së Suharekës”, thuhet në njoftim.

Prokuroria ka propozuar që pas shqyrtimit gjyqësor dhe vlerësimit të provave, të akuzuarit të shpallen fajtorë dhe të dënohen në përputhje me dispozitat e Kodit Penal të Republikës së Kosovës./teve1.info/

Tags: Prokuroria Themelore në PrizrenSuharekëTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Shqetësuese: Disa nxënës akoma pa libra, problemi evidentohet në disa shkolla të Kosovës

Shqetësuese: Disa nxënës akoma pa libra, problemi evidentohet në disa shkolla të Kosovës

Tre të plagosur me armë zjarri në Pejë, nuk dihet identiteti i të dyshuarit

I dyshuari për vrasjen e 29-vjeçarit në Gjilan i njohur për organet e rendit dhe është në kërkim

Vetura me manovrime të rrezikshme rrezikon policët, këta detyrohen të përdorin armët

Vritet një person në Gjilan

Zgjedhja e presidentit, Hoti: Dy partitë që kanë ndikim t’i thërrasin mendjes, populli nuk ua fal nëse shkojmë në zgjedhje

​Andin Hoti – Daçiqit: Eja në Prizren, të presin burgjet e Kosovës

Nga diell në shi, si po ndikon ndryshimi i temperaturës në shëndetin tuaj

Mot i ndryshueshëm gjatë javës

Përdorimi i kokainës te të rinjtë rrit shqetësimin e ekspertëve

Përdorimi i kokainës te të rinjtë rrit shqetësimin e ekspertëve

Kongresi për shëndetin mendor-psikologët nga Kosova dhe Shqipëria prezantojnë hulumtimet

Kongresi për shëndetin mendor-psikologët nga Kosova dhe Shqipëria prezantojnë hulumtimet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën