TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Aktakuzë ndaj Ramadan Morinës, dyshohet se mori pjesë në vrasjen e 34 civilëve shqiptarë

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj Ramadan Morinës, nën dyshimin për krime lufte kundër popullsisë civile. Morina po dyshohet se më 31 mars të vitit 1999, iu bashkua forcave serbe në masakrën e Burimit në Malishevë, ku u vranë 34 civil shqiptarë.

by Fidan Zejnullahu
3 muaj ago
2 0
A A

Në muajin gusht, nga Gjykata u nxor me pranga në duar.

Është ky Ramadan Morina, nga Astrazubi i Malishevës.

Ky i fundit, po dyshohet se në vitin 1999, mori pjesë në vrasjen e 34 bashkëkombasve të vet.

E gjithë ngjarja kishte ndodhur në këtë vend, në atë që njihet si masakra e Burimit në Malishevë.

E të enjten, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ndaj Morinës, ka ngritur aktakuzë për krime lufte.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit R.M., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale  “Krim i luftës kundër popullsisë civile”. Sipas aktakuzës, më 31 mars 1999, në fshatin Burim të Komunës së Malishevës, R.M., në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në vrasjen e 34 civilëve shqiptarë”, thuhet në njoftimin e PSRK-së.

Shqiptari, po dyshohet edhe për plaçkitje e pjesëmarrje në dëbimin e popullsisë civile.
“R.M., akuzohet edhe për pjesëmarrje në shkatërrimin e pronës, dëbim masiv të popullsisë civile dhe plaçkitjen e pasurisë së rreth 1.000 qytetarëve, të cilët nuk ishin të përfshirë në luftë. I pandehuri ndodhet nën masën e paraburgimit deri në një vendim tjetër të gjykatës, ndërsa rasti i është kaluar për trajtim Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë”, ka thënë tuje PSRK-ja.

Në fund, PSRK thotë se mbetet e përkushtuar në ndjekjen penale të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Ndryshe, Ramadan Morina ka vendbanim të përhershëm në Serbi.

Por arrestimi i tij ishte bërë në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, në gusht të këtij viti, kur erdhi për ta vizituar një familjare.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zhduket një person në Pejë

Zhduket një burrë në Gjilan

“U tërhoq nga uji nga një qytetar”- Policia jep detaje për gruan që ra nga Ura e Moglicës

“U tërhoq nga uji nga një qytetar”- Policia jep detaje për gruan që ra nga Ura e Moglicës

Përleshje fizike në Prishtinë – një i lënduar dhe një i arrestuar

Gjenden armatim e uniforma në një shtëpi të pabanuar në Zubin-Potok

Tentoi të udhëtojë nga Prishtina në Berlin me dokumente të falsifikuara, ndalohet nga policia

Tentoi të udhëtojë nga Prishtina në Berlin me dokumente të falsifikuara, ndalohet nga policia

Rritja e çmimit të naftës, Rama: Është problem global, po e monitorojmë orë pas ore

Ratifikimi i anëtarësimit në Bordin e Paqes në pritje të Kuvendit

Ratifikimi i anëtarësimit në Bordin e Paqes në pritje të Kuvendit

Çfarë dihet deri tani për vrasjen tragjike në Bokshiq të Klinës?

Çfarë dihet deri tani për vrasjen tragjike në Bokshiq të Klinës?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën