TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Aktakuzë ndaj personit që grabiti mbi 14 mijë euro në institucionet mikro- financiare

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Aktakuzë ndaj një personi, me para të krimit bleu lokale në Fushë – Kosovë

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër D.G., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprat penale.

Sipas Prokurorisë i akuzuari më 27.01.2023 në një institucion mikrofinanciar  në rrugën “Ahemt Prishtina” në Prizren, kishte kryer grabitje dhe kishte marrë pengë punëtorin Y.P dhe kishte marrë  11 mijë e 370 euro.

“Sipas aktakuzës, më datë 27.01.2023 rreth orës 15:09min, në Prizren, në rrugën “Ahmet Prishtina”, saktësisht në objektin e filialit mikro financiar “F.” me përdorim të forcës dhe kanosjes serioze për të sulmuar jetën apo trupin e personit tjetër- të dëmtuarës “F.”, përvetëson pasurinë e luajtshme të personit tjetër, me qëllim që t’i sjellë vetes dobi pasurore të kundërligjshme, në atë mënyrë që i njëjti i maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit – në njërën dorë dhe duke mbajtur thikën në dorën tjetër, merr peng punëtorin e filiales Y.P., i cili në ato momente ishte në shkallët e objektit, të cilin e shtrëngon për krahu, me të cilin hyn brenda duke bërtitur dhe duke kërkuar para, me ç’rast arrin që t’i marrë 11,370.00 (njëmbëdhjetë mijë e treqind e shtatëdhjetë) euro, dhe ashtu i maskuar dhe me armët në duar largohet nga pjesa e pasme e objektit për në drejtim të panjohur. Me këto veprime ka kryer veprën penale “Grabitja”sipas KPRK-së”, thuhet në komunikatë.

Sipas komunikatës ai kishte tentuar një veprim të tillë edhe me datë 03.05.2023.

Po ashtu, i njëjti me me datë 03.05.2023 rreth orës 16:01min, në Prizren, në rrugën “Ahmet Prishtina”, saktësisht në objektin e filialit mikro financiar “F.”me përdorim të forcës dhe kanosjes serioze për të sulmuar jetën apo trupin e personit tjetër, tenton ta përvetësoj pasurinë e luajtshme të personit tjetër – të dëmtuarës “F.” me qëllim që t’i sjellë vetes dobi pasurore të kundërligjshme, në atë mënyrë që i njëjti i maskuar dhe nën kërcënimin e armës – pistoletës, tenton të kryej grabitjen mirëpo pengohet nga zyrtari për sigurimin e objektit – i dëmtuari S.Th., me të cilin konfrontohet fizikisht dhe i shkakton lëndime të lehta trupore me pasoja të përkohshme të shëndetit. I gjendur në situatë konfrontimi dhe i penguar nga zyrtari i sigurimit, i pandehuri largohet nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Ndërsa,  më 04.05.2023, në Prishtinë kishte grabitur 2,280 euro.

“Gjithashtu, i pandehuri D.G, datë 04.05.2023 rreth orës 13:35min, në Prishtinë, në rrugën “Nazim Gafurri”, saktësisht në objektin e filialit mikro financiar “C.R.” me përdorim të forcës dhe kanosjes serioze për të sulmuar jetën apo trupin e personit tjetër, përvetëson pasurinë e luajtshme të personit tjetër – të dëmtuarës “C.R.” me qëllim që t’i sjellë vetes dobi pasurore të kundërligjshme, në atë mënyrë që i njëjti pasi një ditë më parë kishte kryer tentim grabitjen në Prizren, duke qenë në kërkim policor, me veturën e tij të arratiset në Prishtinë, i ndërron rrobat në veturë dhe i maskuar e nën kërcënimin e armës – pistoletës, futet brenda ku ishte e vetme arkëtarja A.F., të cilës i drejton armën e zjarrit. E dëmtuara duke u ndier e kanosur dhe frikësuar i jep të hollat që kishte në tavolinë, në vlerë prej 2,280 (dymijë e dyqind e tetëdhjetë) Euro, dhe ashtu i maskuar dhe me armë në dorë i pandehuri largohet nga pjesa e pasme e objektit për në drejtim të veturës me të cilën largohet në drejtim të panjohur”, thuhet në aktakuzë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.​

Tags: aktakuzegrabitje me force
ShareTweet

Postime të ngjashme

Malet e Shëngjinit në Shqipëri përfshihen nga zjarret

​Zjarret në Shqipëri, 10 vatra aktive, ndërhyrjet nga ajri, shiu ndihmoi jugun

Sadiku: Albin Kurti është arrogant si Hashim Thaçi, ky fakt do t’i hakmerret

Sadiku: Albin Kurti është arrogant si Hashim Thaçi, ky fakt do t’i hakmerret

Deputeti i LDK-së: Kurti është “pazargji”, edhe pazar të kerreve nëse shkohet, bëhen disa oferta më të sinqerta

Deputeti i LDK-së: Kurti është “pazargji”, edhe pazar të kerreve nëse shkohet, bëhen disa oferta më të sinqerta

Bahtiri thotë se VV i ka ftuar të gjithë në takime: PDK po e pret 16 shtatorin

Komuna e Prishtinës fton parkingjet private të aplikojnë për leje, afati deri më 31 gusht

Komuna e Prishtinës fton parkingjet private të aplikojnë për leje, afati deri më 31 gusht

Sveçla: Ndërkombëtarët duhet ta izolojnë Serbinë derisa Vuçiq të marrë masa ndaj Paunoviqit

Xhelal Sveçla publikon njoftim me rëndësi për ata që aplikojnë për dokumentin e shtetësisë

Bahtiri: Nuk duam që paratë nga magjet e fukarenjve t’i dërgojmë për organizimin e zgjedhjeve

Bahtiri: Nuk duam që paratë nga magjet e fukarenjve t’i dërgojmë për organizimin e zgjedhjeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën