TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Aktakuzë ndaj dy personave në Prizren për lëndim të rëndë trupor me pasojë vdekjen

by teve1
2 vjet ago
1
A A
Aktakuzë ndaj dy personave në Prizren për lëndim të rëndë trupor me pasojë vdekjen

Prokuroria Themelore në Prizren, ka njoftuar se të hënën ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve E.A., (shtetas Turk), dhe H.B., (shtetas Kosovar), të cilët ndodhen në paraburgim si të dyshuar për kryerjen e veprave penale “lëndimi i rëndë trupor”, “mosdhënia e ndihmës” si dhe veprën penale “moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri E.A., me datë 6 korrik të këtij viti rreth orës 23:50 minuta në Prizren, me anë të mjetit të rrezikshëm i ka shkaktuar lëndim trupor personit tjetër ku për pasojë i njëjti ka vdekur.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri E.A., me datë 06.07.2024, rreth orës 23:50 min, në Prizren, me anë të mjetit të rrezikshëm, i shkakton lëndim trupor personit tjetër dhe për pasojë shkakton vdekjen e tij, në atë mënyrë që paraprakisht takohen me viktimën A.Th., nga Prizreni në lagjen ‘’Kurillë’’, me ç’rast viktima ia kërkon telefonin të pandehurit me qëllim që ta njoftojë shokun e tij – të pandehurin tjetër H.B., dhe pasi që ky i fundit vjen me veturën e tij në lokacionin në fjalë, i pandehuri ulet në ulësen e pasme të automjetit, derisa viktima në ulësen e përparme dhe pas një konfrontimi verbal me njëri – tjetrin, dalin nga vetura, me ç’rast  i pandehuri me përdorimin e një mjeti të mprehtë, e godet viktimën në pjesën e përparme të këmbës, duke i shkaktuar plagë therëse, të konstatuara si në Raportin e Autopsisë – të datës 31.10.2024, dhe largohet nga vendi i ngjarjes, ku për pasojë, viktima nga plagët e pësuara, pasi fillimisht pranon ndihmën mjekësore pranë Qendrës Emergjente në Prizren, dërgohet më pas pranë QKUK-së në Prishtinë, ku si pasojë e shokut hemorragjik edhe ndërron jetë. Me këto veprime, i pandehuri E.A., ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” sipas KPRK-së”, thuhet në aktakuzë.

Ndërsa, i pandehuri H.B., me datë 6 korrik të këtij viti rreth orës 23:55 minuta në Prizren, nuk i ka ofruar ndihmë viktimës edhe pse sipas aktakuzës këtë ka mundur ta bëjë pa e rrezikuar veten.

Po ashtu, bëhet e ditur se i njëjti duke qenë në dijeni për identitetin e kryesit të veprës penale të lëndimit të rëndë trupor, nuk e ka njoftuar organin kompetent për një fakt të tillë.

“Ndërsa, i pandehuri H.B., me datë 06.07.2024, rreth orës 23:55 min, në Prizren, nuk i ofron ndihmë personit, jeta e të cilit ndodhej në rrezik të drejtpërdrejtë, edhe pse këtë ka mundur ta bëjë pa rrezik të madh për veten, në atë mënyrë që pasi ishte duke e bartur viktimën A.Th., në veturën e tij, duke e ditur se ky i fundit ishte plagosur rëndë me mjet të rrezikshëm nga i pandehuri E.A., nuk e dërgon të njejtin pranë ndonjë institucioni të kujdesit shëndetësor, e lejon të dalë nga vetura dhe e lë në rrugë – në afërsi të rrethit të lagjes “Bazhdërhane” në Prizren dhe vazhdon rrugën me veturën e tij në drejtim të lagjes “Ortakoll”, ku si pasojë e plagëve të pësuara, përkatësisht  si pasojë e shokut hemorragjik viktima edhe ndërron jetë pranë QKUK-së në Prishtinë.Po ashtu, i njëjti duke qenë në dijeni për identitetin e kryesit të veprës penale të lëndimit të rëndë trupor, nuk e njofton organin kompetent për një fakt të tillë, në atë mënyrë që pasi ka qenë në dijeni si dëshmitar okular në kryerjen e veprës penale nga E.A., megjithatë refuzon që ta njoftojë policinë apo organin tjetër kompetent lidhur kryerjen e veprës penale dhe identitetin e kryesit të saj. Në këtë mënyrë, i pandehuri H.B., ka kryer veprat penale “Mosdhënia e ndihmës”dhe “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre” sipas KPRK-së”, thuhet në aktakuzë./teve1.info/

Tags: aktakuzelëndim të rëndë truporProkuroria Themelore në Prizrenvdekje
ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu pritet të propozohet sërish për kryetare të Kuvendit

Haxhiu u bën thirrje protestuesve të ruajnë qetësinë: As UÇK-në e as çlirimtarët nuk mund t’i mbrojmë me dhunë

Hamza: Ligji për Specialen dhe ai për presidentin janë çështje të ndara, mund të ketë takime për t’i diskutuar

Hamza: Ligji për Specialen dhe ai për presidentin janë çështje të ndara, mund të ketë takime për t’i diskutuar

Kurti uron Bedri Hamzën, shprehet i gatshëm për bashkëpunim

Kurti e Hamza pritet të takohen pas orës 12:00

Protestuesit deklarojnë se do të qëndrojnë para Kuvendit deri pas votimit të dytë të projektligjit

Trepça e Bashkimi gati për garat e FIBA

Trepça e Bashkimi gati për garat e FIBA

Agim Ademi, mesazh emocionues pas fitores së “Dardanëve”: Fituam në fushë, unitet e dashuri për Kosovën

Dellova, Vojvoda e Krasniqi, të pazëvendësueshëm

Hamza: Ligji për Specialen dhe ai për presidentin janë çështje të ndara, mund të ketë takime për t’i diskutuar

Hamza: Ligji për Specialen dhe ai për presidentin janë çështje të ndara, mund të ketë takime për t’i diskutuar

Kurti uron Bedri Hamzën, shprehet i gatshëm për bashkëpunim

Kurti e Hamza pritet të takohen pas orës 12:00

Protestuesit deklarojnë se do të qëndrojnë para Kuvendit deri pas votimit të dytë të projektligjit

Protestuesit deklarojnë se do të qëndrojnë para Kuvendit deri pas votimit të dytë të projektligjit

​Haradinaj: Vendimi i Speciales është ofendues për popullin, porjektligji të votohet sot në dy leximet

​Haradinaj: Vendimi i Speciales është ofendues për popullin, porjektligji të votohet sot në dy leximet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën