TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Aktakuza ndaj dy të dyshuarve për spiunazh, Islami: Punë jashtëzakonisht e mirë e AKI-së

by tëvë1
2 vjet ago
7
A A
Islami: Petkoviqi po përdor frikën si armën kryesore për t’i detyruar serbët të mbështesin Listën Serbe

Prokuroria Speciale ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit për spiunazh.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami, ka thënë se puna profesionale e AKI-së në zbulimin e hershëm të rrjetit të spiunazhit te BIA-s është konkretizuar sot.

“Puna profesionale e AKI-së në zbulimin e hershëm të rrjetit të spiunazhit te BIA është konkretizuar sot me aktakuzë nga Prokuroria Speciale kundër dy individëve që po mbaheshin në paraburgim. Punë jashtëzakonisht e mirë e inteligjencës së Kosovës”, ka shkruar ai.


Ndryshe, Prokuroria thotë se ekziston dyshimi i bazuar se ata kanë kryer veprën penale “Spiunazhi”.

“Për dy të pandehurit B.Sh dhe M. Q. ekziston dyshimi i bazuar mirë se secili veç e veç, me veprimet e tyre e kanë kryer veprën penale ‘Spiunazhi’ nga neni 124 paragrafi 3 i KPRK–së, kurse, i pandehuri M.Q edhe veprën penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’ nga neni 366 par. 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Prokurori i shtetit nga Prokuroria Speciale i ka propozuar gjykatës që pas shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të njëjtit t’i shpallë fajtorë dhe t’i dënojë sipas Kodit Penal.

Po ashtu, prokurori i rastit, ka kërkuar nga gjykata që të pandehurve tu vazhdohet masa e paraburgimit deri në përfundimin e shqyrtimit gjyqësor, ngase ka vlerësuar se ende ekzistojnë kushtet ligjore për vazhdimin e masës së tillë.

B.Sh. ka qenë punonjës i Doganës së Kosovës, por nga ky institucion patën sqaruar se ai ishte pushuar nga marrëdhënia e punës në doganë dy dekada më parë.

Ata ishin arrestuar në qershor të vitit të kaluar, me dyshimet për spiunazh me Agjencinë e Inteligjencës Serbe (BIA). Gjatë kontrollit në lokacionin e dy të dyshuarve në cilësi të provave materiale ishin gjetur dhe sekuestruar dokumente të ndryshme, kompjuter, telefona, USB, DVR, kaseta, armë dhe municione, maska, gas-maska ushtarake si dhe shumë dëshmi të tjera.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

​ASHAK-u zgjedh kryetarin e ri

​ASHAK-u zgjedh kryetarin e ri

Endrit Thaçi reagon pas dënimit të babait të tij në Hagë: Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër

Endrit Thaçi reagon pas dënimit të babait të tij në Hagë: Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër

ZPS-ja: Do të vazhdojmë hetimet për pengim të drejtësisë

ZPS-ja: Do të vazhdojmë hetimet për pengim të drejtësisë

OVL-UÇK: Dënimi i Thaçit, i papranueshëm për ne, institucionet të mos rrinë duarkryq

OVL-UÇK: Dënimi i Thaçit, i papranueshëm për ne, institucionet të mos rrinë duarkryq

​ASHAK-u zgjedh kryetarin e ri

​ASHAK-u zgjedh kryetarin e ri

Nyla Jean, më e mira e xhiros te basketbollistet

Nyla Jean, më e mira e xhiros te basketbollistet

Endrit Thaçi reagon pas dënimit të babait të tij në Hagë: Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër

Endrit Thaçi reagon pas dënimit të babait të tij në Hagë: Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër

Ukraina godet për të dytën ditë radhazi urën që lidh Krimenë me Rusinë

Ukraina godet për të dytën ditë radhazi urën që lidh Krimenë me Rusinë

ZPS-ja: Do të vazhdojmë hetimet për pengim të drejtësisë

ZPS-ja: Do të vazhdojmë hetimet për pengim të drejtësisë

KB Peja suspendon amerikanin Daquan Bracey

KB Peja suspendon amerikanin Daquan Bracey

FFK falënderon tifozët, paralajmëron festë në Prishtinë

Foda pritet ta sulmojë Irlandën me dyshen Muriqi-Asllani

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën