Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë realizimit të Urdhrit Operativ “Goditja” gjatë këtyre dhjetë ditëve janë arrestuar 122 persona prej tyre 38 me urdhër-arreste nga gjykatat.
Tutje nga policia kanë thënë se janë kontrolluar 25 mijë e 323 vetura dhe 353 lokale, ku janë gjetur 43 armë të cilat janë konfiskuar.
“Gjatë dhjetë ditëve të zbatimit të Urdhrit Operativ ‘GODITJA’, janë evidentuar aktivitete konkrete me të dhënat si më poshtë:
- Janë realizuar 4402 Pika Kontrolli për Automjete, 1314 prej tyre me radarë dhe alkool-test,
- Janë kontrolluar 25323 vetuar,
- Janë kontrolluar 353 lokale,
- Janë arrestuar 122 persona, prej tyre 38 me urdhër-arreste nga gjykatat dhe
- Janë konfiskuar 43 armë.
Edhe ditëve në vazhdim do të jetë në zbatim urdhri në fjalë dhe do të vazhdojnë aktivitet e policisë në zbatim të tij”, thuhet në njoftim.