Fillimisht u bënë matjet gjeodezike. Pastaj pasuan trokitjet në derë.
Pas mungesës së përgjigjes së pronarëve, u ngjitën njoftimet e sekuestrimit të përkohshëm të objekteve.
Prokurorinë e Ferizajt dhe Drejtorinë e Hetimeve të Krimeve të Rënda, i shoqëruan edhe njësiti special i Policisë.
Sipas prokurorit të rastit, Rasim Maloku, rreth 100 objekte dyshohet se janë ndërtuar në kundërshtim me Ligjin për Parkun Kombëtar “Sharri” dhe Planin Hapësinor për Parkun Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri” te aprovuara nga Kuvendi.
Aksioni “Brezovica” nisi ne dhjetor të vitit të kaluar, i cili ka në fokus lëshimin e lejeve ndërtimore dhe ndërtimin e objekteve pa leje, për të cilat ka persona që ndodhen në paraburgim, që mbanin poste te larta në komunën e Shtërpcës.
Kronika e gazetares Florijeta Dernjani.