TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Aksion në ARBK, tri zyrtare shoqërohen në polici

Mëngjesin e sotëm, në objektin e Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve u krye një bastisje. Nga ky aksion, tre zyrtarë u shoqëruan për intervistim, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

by Fetije Kamberi
1 orë ago
0 0
A A

Ditën e nisën në kryeqytet.

Zyrtarët e hetuesisë policore ndalesën e patën në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve.

Aty, filluan bastisjen për dy orë.

Nga aksioni, tri zyrtare  të ARBK-së u shoqëruan për intervistim edhe në polici.

Në lidhje me këtë bastisje, kanë dhënë detaje Prokuroria Themelore.

“Ekziston dyshimi i arsyeshëm se të pandehurat me inicialet I.R.J., F.L., dhe A.I.K., në cilësinë e personave zyrtarë në ARBK, të njëjtat dyshohen për veprën penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’ të cilat duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin, me dashje dhe me qëllim kanë ndërmarrë veprime të kundërligjshme në mënyrë që personi me inicalet I.B., të përfitoj dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme. Sipas dyshimeve, ato kanë bërë ndryshimin e pronësisë së aksioneve të kompanisë ‘N.K.W.P’ ‘Sh.P.K’ në vlerë mbi 50.000 (pesëmbëdhjetëmijë) euro”, u tha nga Prokuroria.

Me reagim për këtë bastisje kanë dalë edhe nga MINT-i.

Sipas ministrisë, stafi i ARBK-së ka konstatuar muaj më parë se kishte ndodhur një keqinterpretim i një aktgjykimi gjyqësor që më pas sipas komunikatës është korrigjuar.

“Ju njoftojmë se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe vendimeve gjyqësore relevante, stafi i ARBK-së ka konstatuar muaj më parë se kishte ndodhur një keqinterpretim i një aktgjykimi gjyqësor. Si rrjedhojë, ky interpretim është korrigjuar përmes procedurave përkatëse ligjore dhe administrative. Ministria dhe Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve mbeten plotësisht të përkushtuara për bashkëpunim me organet e rendit dhe drejtësisë, me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit”, ishte reagimi i ministrisë.

Pas intervistimit, nga Prokuroria nuk kanë treguar nëse ndonjëri prej zyrtarëve është dërguar në mbajtje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjykata Kushtetuese reagon pas deklaratave të ish-presidentit Pendarovski për Ligjin për Gjuhët

Gjykata Kushtetuese reagon pas deklaratave të ish-presidentit Pendarovski për Ligjin për Gjuhët

​AGK ngushëllon për vdekjen e gazetares në moshë të re, Elife Sherifi

​AGK ngushëllon për vdekjen e gazetares në moshë të re, Elife Sherifi

Sorensen njofton OKB-në për marrëveshjen në Prishtinë: Frymë konstruktive dhe pragmatike

Sorensen njofton OKB-në për marrëveshjen në Prishtinë: Frymë konstruktive dhe pragmatike

Shpëtohet familja e bllokuar nga bora në zonën neutrale të kufirit Kosovë – Mal i Zi

Shpëtohet familja e bllokuar nga bora në zonën neutrale të kufirit Kosovë – Mal i Zi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën