Katër persona janë arrestuar nga një aksion i përbashkët i zhvilluar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia e Kosovës të zhilluar në Minitrinë e Punëve të Brendshme.
Aksioni në MPB ka përfunduar ndërsa është duke u zhvilluar në disa lokacione tjera.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore Kaltrina Shala, ka njoftuar për teve1.info se dy nga të dyshuarit janë arrestuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa dy të tjerë për pranim të ryshfetit në sektorin privat.
“Është duke u zhvilluar një aksion i Prokurorisë bashkë me Policinë ndaj katër personave, dy nga ta për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe dy të tjerë për pranim të ryshfetit në sektorin privat. Për informacione të tjera do t’ju njoftojmë me kohë”, ka thënë Shala./teve1.info/







