Sipas një njoftimi nga Drejtoria e Inspeklcionit në Komunën e Prishtinës, ky aksion është zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.
“Drejtoria e Inspekcionit – Komuna e Prishtinës gjatë këtyre momenteve është duke zhvilluar një aksion të madh në shumë pjesë të qytetit të Prishtinës bashkë me policinë e Kosovës kundër zhurmës dhe me qëllim të kontrollit të respektimit të orarit të punës nga ana e bizneseve, kryesisht lokaleve të natës!”, thuhet në njoftim./Teve1.info