TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Aksidenti me fatalitet në Duhël, ndalohet për 48 shoferi për vozitje në gjendje të dehur

Një 28 vjeçar ka mbetur i vdekur mbrëmë, në magjistralen Prishtinë - Prizren, pas një aksidenti të rëndë të komunikacionit. Një veturë dyshohet se e goditi autobusin, duke e lënë të vdekur njërin prej pasagjerëve.

by tëvë1
2 orë ago
0 0
A A

Autore: Adea Mustafaj

Autobusi po lëvizte si zakonisht në rrugën Suharekë – Shtime, mes fshatrave Duhël dhe Caralevë, mbrëmjen e së dielës.

Mirëpo, paprimtas u godit nga një veturë, dhe aksidenti i rëndë përfundoi me fatalitet.

28 vjeçari Erik Ferati që ndodhej si pasagjer në autobus, mbeti i vdekur në vendin e ngjarjes.  Tre persona të tjerë mbetën të lënduar.

Drejtuesi i veturës i cili dyshohet të ketë qenë shkaktar i aksidentit, ka përfunduar në mbajtje.

“Prokuroria Themelore në Prizren, ju njofton se lidhur me rastin me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë, një person, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”, thuhet nga Prokuroria Themelore në Prizren.

E shefi i operativës në Njësin e Trafikut në Prizren, Arben Elshani, jep më shumë detaje për aksidentin e rëndë.

“Aksidenti ka ndodh dikun rreth orës 20:00, në rrugen nacionale M25. Diku rreth Qafës së Duhës dhe fshatit Duhël, në një kthes. Paraprakisht autobusi, operator privat i transportit, ka qenë duke lëviz në relacionin Prishtinë-Prizëren, kurse vetura private ka qenë duke lëvizur nga Suhareka në drejtim të Ferizajit. Si pasoj e mos përshtatjes së shpejtësisë në kushtet e rrugës, për shkak se ka qenë errësir dhe asfaldi ka qenë i lagur. Vozitësi i automjetit hup kontrollen e automjetit dhe kalon në pjesën e shiritit që i përketë drjetimit Prishtinë-Prizëren dhe vie deri te aksidenti”, ka treguar Elshani.

Një pjesë e të lënduarve, janë duek marrë trajtim në spitalin e Prizrenit.

“Në emergjencen e spitalit të përgjitshëm në Prizren janë pranuar tre të lënduar në aksident trafiku, janë kryer ekzaminimet e nevojshme janë bërë konsultat e nevojshme ku njëri prej pacienteve është pranuar për trajtim të mëtejm në repartin e ortopedisë, një për shkak të lëndimeve më të rënda që i ka pas është transferu për trajtim të mëtejmë në qëndren klinike universitare ndërsa tjetri është liruar në shtëpi”, ka thënë Hekuran Veqgishti – shef i emergjencës në Prizren

Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, njëri prej të lënduarve është transferuar në Emergjencën e QKUK-së në Prishtinë.

Televizioni gjithashtu ka tentuar të marr një përgjigje edhe nga Emergjenca në Prishtinë për gjendjen aktuale të të lënduarit, port ë njejtit nuk kanë kthyer përgjigje deri në publikimin e kronikës.

Tutje Prokuroria ka njoftuar se brenda afatit ligjor, ata do të paraqesin kërkesën për caktimin e masës së sigurisë ndaj të dyshuarit, me qëllim të sigurimit të prezencës së tij në procedurën penale.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kulla: Jemi në një moment të brishtë – 52 konflikte në botë, dy shumë pranë nesh

Kulla: Jemi në një moment të brishtë – 52 konflikte në botë, dy shumë pranë nesh

Haradinaj: AAK garon për ta fituar Malishevën

Haradinaj: AAK garon për ta fituar Malishevën

Komandantit serb i falën dy vjet burgim për krime lufte në Kosovë

Komandantit serb i falën dy vjet burgim për krime lufte në Kosovë

Pse vendosi t’i bashkohet UÇK-së?- Rrëfimi i snajperistit amerikano-gjerman

Pse vendosi t’i bashkohet UÇK-së?- Rrëfimi i snajperistit amerikano-gjerman

Kryeministri izraelit: Mbështes planin e Trumpit, do ta “përfundojmë punën” nëse Hamasi refuzon

Kryeministri izraelit: Mbështes planin e Trumpit, do ta “përfundojmë punën” nëse Hamasi refuzon

Kulla: Jemi në një moment të brishtë – 52 konflikte në botë, dy shumë pranë nesh

Kulla: Jemi në një moment të brishtë – 52 konflikte në botë, dy shumë pranë nesh

Çfarë përmban plani 20-pikësh i administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza?

Çfarë përmban plani 20-pikësh i administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza?

Trump: Mbështetje totale për Netanyahun të “përfundojë punën” nëse Hamasi refuzon planin për paqe

Trump: Mbështetje totale për Netanyahun të “përfundojë punën” nëse Hamasi refuzon planin për paqe

Haradinaj: AAK garon për ta fituar Malishevën

Haradinaj: AAK garon për ta fituar Malishevën

“MATRIX” 29.09.2025

“MATRIX” 29.09.2025

Trump pas takimit me Netanyahun thotë se marrëveshja për Gazën është “shumë afër”

Trump pas takimit me Netanyahun thotë se marrëveshja për Gazën është “shumë afër”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën