Një person është lënduar në një aksidet trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Hereq në rrugën Gjakovë –Pejë.
Kështu ka bërë të ditur për teve1.info, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremt Elezaj, i cili tha se i njëjti është trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë dhe me pas është liruar.
“Rreth orës 07:35 në fsh. Hereq (rruga Gjakovë-Pejë) ka ndodhur aksident trafiku ku i përfshirë ka qenë një automjet. Përveç dëmeve materiale një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë (pasi ka pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor është liruar nga spitali). Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke e trajtuar rastin”, ka deklaruar ai./teve1.info