Dy vetura janë përfshirë në një aksident komunikacioni në magjistralen Leposaviq-Mitrovicë.
Njëra nga vetuar e përfshira është me tabela të Serbisë, shoferi i së cilës është në gjendje të rëndë.
Lajmin për teve1.info e ka bërë të ditur Petrit Fejza, shef i operativës në veri.
“Dy vetura një me tabela të Kragujevcit dhe një me 02, janë aksidentuar ne magjistralen Leposaviq-Mitrovicë.Sipas informacioneve te para, ngasësi i veturës me tabela të Kragujevcit është në gjendje të rëndë, policia janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë ai.