Zëdhënësi i Policisë, Besim Hoti bën të ditur për teve1.info se në këtë aksident në të cilin janë përfshirë një kamion dhe një veturë, i vdekur ka mbetur një polic serb i Kosovës, i cili ishte jashtë detyrës zyrtare.
“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:55, polici me veture civile i cili ishte jashtë detyrës zyrtare ka pësuar një aksident të rëndë ku është përplasur me një kamion, dhe si pësojë e plagëve të rënda ka ndërruar jetë”, tha ai. /teve1.info/