Një person ka humbur jetën në Lezhë mëngjesin e kësaj të premte (3 janar), si pasojë e një aksidenti.
Aksidenti ndodhi te mbikalimi Ishull- Lezhë, ku automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin M. M., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin P. N.,
Si pasojë e përplasjes drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë në spital. Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkakun e aksidentit./rtsh.al/