Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur të dielën në fshatin Kijevë të Malishevës.
Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, i cili tha se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.
“Rreth orës 18:30 kemi pranuar informatë për aksident trafiku në fshatin Kijevë-Malishevë. Menjëherë policia ju ka përgjigjur rastit dhe ka dalë në vendin e ngjarjes. Në aksident kanë qenë të përfshirë dy automjete udhëtarësh si dhe ndihmë mjekësore kanë kërkuar pesë persona. Njësia e trafikut rajonal është duke trajtuar rastin”, ka thënë ai./teve1.info