Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes tri automjeteve që ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë – Lipjan.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.
“Rreth orës 19:40 kemi pranuar informatën për një aksident në rrugën Lipjan – Prishtinë Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit, katër persona janë lënduar. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, bëri të ditur Ahmeti. /teve1.info/







