Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar tetë persona, të cilët më pas kanë pranuar tretman mjekësor.
Në raportin 24 orësh të policisë, bëhet e ditur se tre veturat ishin me targa vendore dhe me drejtues meshkuj.
“Fsh. Polac, Skenderaj 24.12.2022 – 17:45. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të 3 (tre) veturave me targa vendore me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar 8 (tetë) persona të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, raporti i plotë i policisë./teve1.info/.