Një vetaksident trafiku ka ndodhur sot pasdite në rrugën “Hamdi Gashi” në Prishtinë, me ç’rast një person ka pësuar lëndime.
Zëdhënësja e Policisë, Florie Ahmeti ka bërë të ditur për teve1.info se personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.
“Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, theksoi Ahmeti.