Nga një aksident i rëndë i cili ka ndodhur ditën e sotme në Turqi, kanë humbur jetën 8 pasagjerë, ndërsa janë plagosur 35 të tjerë.
Bëhet me dije teksa ky autobus po udhëtonte nga Dijarbakır në drejtim të Bodrumit, shoferi ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe autobusi është përmbysur në kryqëzimin Karabedir.
Mediatturke raportojnë se të plagosurit u dërguan në spitale të ndryshme në Afyonkarahisar dhe Isparta të Turqisë për mjekim të specializuar.
Në vendngjarje janë një numër i madh autoambulancash, zjarrfikëse, AFAD dhe policia, raporton Anadolu, transmeton teve1.info.
![]()










