Agjencia Kosovare e Privatizimit ka zhvilluar një aksion sot në veri të Mitrovicës përmes të cilit ka larguar inventarin e Postës së Serbisë.
Në përgjigje për Tëvë 1 nga AKP thonë se janë dorëzuar provat e nevojshme te Policia e Kosovës se lokali në fjalë është në listën e aseteve të ndërmarrjes shoqërore “Trepça Komerce” dhe si e tillë bie në kompetenca të tyre.
Tutje thuhet se AKP në bazë të mandatit të saj ka për obligim të administroj apo lëshoj me qira të gjitha asetete e ndërmarrjeve shoqërore deri në momentin e privatizimit, përkatësisht likuidimit të NSh-së
“Agjencia Kosovare e Privatizimit sot ka marrë një veprim për largimin e gjësendeve të mbetura në lokalin i cili ishte mbyllur kohë më parë nga Policia e Kosovës, përkatësisht Ministria e Punëve të Brendshme kundër aktiviteteve paralele postare. AKP ka dorëzuar provat e nevojshme te Policia e Kosovës se lokali në fjalë është në listën e aseteve të ndërmarrjes shoqërore “Trepça Komerce” dhe si i tillë bie në kompetencat e Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Agjencia, në bazë të mandatit të saj ka për obligim të administroj apo lëshoj me qira të gjitha asetete e ndërmarrjeve shoqërore deri në momentin e privatizimit, përkatësisht likuidimit të NSh-së”, thuhet në përgjigje për redaksinë.
Ndryshe, Tëvë 1 ka raportuar se në këtë aksion të AKP-së ka asistuar Policia e Kosovës.
AKP me aksion në veri, largon inventarin e Postës së Serbisë







